E Diel, 1 Nëntor 2026

Konferenca e kryetarëve/ Opozita kërkon mocion me debat nesër në Kuvend për “situatën e krimit

Partia Demokratike ka kërkuar që seanca e nesërme e Kuvendit të mos miratojë paketën fiskale, pasi deputetëve u është dhënë vetëm 24 orë për t’u njohur me propozimet. Sipas PD-së, dokumenti është paraqitur në Kuvend më 14 nëntor dhe ka kaluar vetëm një ditë për diskutim në komisione, duke i pamundësuar konsultimet me grupet e interesit.

Gjithashtu, PD ka kërkuar që mocioni me debat për “situatën e krimit në vend” të zhvillohet brenda afateve, por mazhoranca ka propozuar shtyrjen e tij për një seancë tjetër. Gazment Bardhi ka theksuar se rregullorja kërkon që debati të mbahet brenda 30 ditëve, duke shtuar se kjo çështje lidhet drejtpërdrejt me masat që ka marrë qeveria ndaj krimit të organizuar. Ai ka propozuar që debati të zhvillohet më 18 dhjetor, duke e shtuar atë si një pikë të rendit të ditës së seancës, e cila do të ketë vetëm njoftime dhe diskutime për çështje jashtë rendit të zakonshëm

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›