2011, Qeveria synon privatizimin e 1 280 objekteve publike
11/02/2011 Kryeministri Berisha mbledh Task Forcën, diskutohet Albtelekom dhe INSIG
Rreth 1280 sipërmarrje dhe objekte publike, që kanë aksione në pronësi të qeverisë, pritet të privatizohen brenda këtij viti, përfshi edhe privatizimin 100 për qind të Albtelekomit dhe të INSIG-ut. Kryeministri Sali Berisha, në mbledhjen e Task Forcës për privatizimin, drejtuar prej tij, u kërkoi anëtarëve të saj të mobilizohen të gjitha potencialet dhe burimet njerëzore që ky proces të finalizohet brenda këtij viti. Konkretisht bëhet fjalë për procesin e privatizimit të aksioneve në pronësi të qeverisë në sipërmarrjet strategjike, sipërmarrjeve të tjera, të vogla e të mesme dhe objekteve publike të përcaktuara për privatizim, me përjashtim të hidrocentraleve e digave të mëdha, shkollave, spitaleve, ndërtesave publike e zyrave. “Objektiv madhor i qeverisë për këtë vit është finalizimi i privatizimit për të gjitha asetet e përcaktuara për këtë proces nga të gjitha ministritë, si në rrafshin e aksioneve që kanë mbetur në sipërmarrjet strategjike dhe sipërmarrjet e paprivatizuara, ashtu edhe në rrafshin e të gjitha aseteve dhe sipërmarrjeve të tjera që janë për t’u privatizuar. Në total këtë vit duhet të privatizohen rreth 1 280 sipërmarrje dhe objekte”, tha Berisha në fjalën e tij. Kreu i qeverisë e vlerësoi këtë si një proces të një rëndësie të veçantë për luftën kundër korrupsionit, kriter ky dhe shtylla e parë e reformës ekonomike të qeverisë së tij. “Të gjithë këto sipërmarrje dhe objekte duhet të kalojnë në duart e sektorit privat për menaxhim. Kjo është në përputhje të plotë me filozofinë e reformave tona ekonomike, është në përputhje të plotë me vendosmërinë tonë për të zvogëluar gjithnjë e më shumë sektorin publik në këtë vend, në përputhje me filozofinë tonë për të rritur në tërësi efeciencën dhe menaxhimin ekonomik në vend”, vijoi Kryeministri. Vitin që shkoi qeveria shqiptare realizoi një seri privatizimesh, si dhe bëri të gjitha përgatitjet për finalizimin e privatizimit të të gjitha sipërmarrjeve, me përjashtim të hidrocentraleve, digave të mëdha, shkollave, spitaleve, ndërtesave publike dhe zyrave. “Ministria e Ekonomisë ka kontraktuar institucionet private ndër më seriozet, firma ndër më seriozet në Evropë e në botë për privatizimin e Albtelekomit në një proces për shitjen e aksioneve të qeverisë në Albtelekom. Ministria e Ekonomisë po punon me IFC, Korporata Ndërkombëtare Financiare, për privatizimin e hidrocentraleve të vogla jostrategjike. Ministria e Financave po punon me një firmë serioze ndërkombëtare për privatizimin e INSIG-ut”, deklaroi shefi i ekzekutivit. Deri tani është bërë identifikimi dhe listimi i të gjitha sipërmarrjeve dhe objekteve që duhet të privatizohen, në vijim kërkohet angazhim i madh i potencialeve dhe burimeve njerëzore për vlerësimin e tyre. “ZRPP dhe AKKP duhet të ketë përparësi numër një përgjigjen brenda afatit kohor kërkesave të Drejtorisë së Privatizimit. Për çdo vonesë do të mbahet qëndrim dhe nuk do të tolerohet. Natyrisht që problematika e tyre është më serioze, por kjo nuk do të thotë që ata ta zvarrisin”, përfundoi Berisha.
1 280 objekte
Ky është numri i sipërmarrjeve dhe objekteve publike që kanë aksione në pronësi të qeverisë dhe që synohet të privatizohen brenda këtij viti nga qeveria shqiptare. Ato janë identifikuar dhe listuar nga organet përkatëse, ndërkohë që pritet vijimi i procesit për vlerësimin e tyre.
84 për qind të PB
Sektori privat, sipas Kryeministrit, sot është përgjegjës për rreth 84 për qind të Prodhimit të Brendshëm të vendit. Qeveria u zotua se do të bëjë të gjitha përpjekjet që kjo përqindje të shkojë edhe më lart, dhe kërkoi mobilizimin e të gjitha potencialeve për finalizimin e procesit.
8 për qind
Ndër aksionet e paprivatizuara ende tek Albtelekom, qeveria shqiptare zotëron 8 për qind të tyre. Ndërsa tek INSIG dhe pse është përfolur këto vite nuk është privatizuar ende. Masa 100 % e aksioneve të kësaj kompanie së bashku me 8 % të Albtelekom mendohet të privatizohen këtë vit.
Sekretari për Çështjet Zgjedhore në LSI denoncon publikimin e sekretit hetimor