E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti i zgjedhur Nishani sot bën betimin para Kuvendit

Bujar Nishani, pas orës 18.30 do të jetë zyrtarisht presidenti i Republikës së Shqipërisë. Në një ceremoni të veçantë Bamir Topi do të dorëzojë stafetën e kreut të shtetit pasardhësit të tij Bujar Nishani. Ceremonia do të nisë në orën 18.30 në sallën e seancave plenare ku do të zhvillohet ceremonia e betimit të Presidentit të zgjedhur të Republikës.
 

Pas betimit dhe ekzekutimit të Himnit Kombëtar, Presidenti i Republikës do të mbaj para Kuvendit një fjalë përshëndetëse. Në këtë seancë plenare është i ftuar trupi diplomatik si dhe personalitete të jetës politike, shoqërore dhe fetare të vendit. Në sallën në të cilën nuk do të mungojnë as zbukuruar e rastit do të ketë ushtarë roje nderi, si dhe solist dhe kori i operas për të ekzekutuar himnin kombëtar.

Por ndryshe nga betimet e herëve të tjera të presidentëve të republikës teksa kanë qenë në Kuvend këtë hetë betimi i Bujar Nishanit do të jetë i vecantë, për shkak të 100 vjetorit të pavarësisë. Dhe me këtë rast në këtë ceremoni në monitorin që ndodhet në Kuvend do të shfaqet flamuri kombëtar dhe logoja e "100 Vjet Pavarësi" .

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›