Ivan Piris i bashkohet Romës

Mbrojtësi i djathtë i Sao Paolos, Ivan Piris, është pranë nënshkrimit për Romën, pasi të hënën i ka kaluar ekzaminimet mjekësore njofton Goal.com.
23-vjeçari do t`i bashkohet klubit italian në formë huazimi njëvjeçar, pasi Roma është pajtuar të paguajë një milion euro për lojtarin nga Paraguai.
Giallorossët po ashtu do ta përfshijnë në marrëveshje edhe mundësinë e blerjes së lojtarit në fund të sezonit, për katër milionë euro.
Piris bëhet lojtari i pestë që i bashkohet Romës nga Liga braziliane, pas arritjes së Leandro Castan, Jonatan Lucca, Dodo dhe Marquinho.