Konferenca gjyqësore zgjedh anëtarin e KLD
TIRANE- Më 31 maj pritet të mblidhet Konferenca Gjyqësore Kombëtare, e cila do të zgjedhë anëtarin më të ri të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga Gjykata e Lartë, e cila bëri publike dhe dy kandidaturat për vendin vakant në Këshill. Konferenca Gjyqësore Kombëtare drejtohet nga kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, me pjesëmarrjen e të gjithë gjykatësve në vend.
Këtë herë, për anëtar të Këshillit të Lartë të Drejtësisë kandidojnë dy gjykatës të Apelit, konkretisht Gjin Gjoni dhe Genti Shala, të cilët do të zgjidhen nga kolegët e tyre për një mandat 5-vjeçar. Kandidati që grumbullon më shumë vota nga kolegët do të zgjidhet dhe anëtari më i ri i Këshillit. Nga konferenca gjyqësore zgjidhen pjesa më e madhe e anëtarëve të KLD-së. Pak vite më parë, konferenca nuk mblidhej, për shkak të vakancës në ligj, çka atë kohë krijoi dhe jo pak probleme në zëvendësimin e emrave në "qeverinë" e gjyqësorit. Por pas shumë debatesh dhe kundërshtish, gjykatësit vendosën të mblidhnin konferencën dhe të votonin përfaqësuesit e tyre në KLD.
(e.m/BalkanWeb)