E Diel, 1 Nëntor 2026

Matura shtetërore, sot provimi i gjuhës shqipe, bllokues valësh kundër kopjeve

TIRANE- Sot, më 31 maj starton procesi i Maturës Shtetërore, me provimin e detyruar të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Hartimi i testeve ka nisur, pasi që prej ditës së shtunë është bërë ngujimi i specialistëve që do bëjnë përzgjedhjen e pyetjeve për këtë provim. Sipas AKP-së, këtij provimi do t'i nënshtrohen rreth 45 mijë maturantë nga të gjitha shkollat e mesme të vendit. 

Provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë fillon në orën 10:00. Maturantët duhet të paraqiten 1 orë e 30 minuta përpara. Maturantët duhet të kenë me vete kartën e identitetit. 

Masa të forta sigurie për zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore. Këtë vit, për herë të parë në çdo sallë provimi do të ketë bllokues për valët e celularëve, në mënyrë që kandidatët të mos kopjojnë.

Struktura e pyetjeve do të ndërtohet në mënyrë të tillë ku të jenë të përfshira të tria nivelet e vështirësisë. Njëra nga pyetjet me zhvillim është  ese. Për të marrë vlerësimin maksimal maturanti duhet të mbledhë 50 pikë. Specialistët shtojnë më tej se maturantët duhet të tregohen të kujdesshëm që gjatë periudhës përgatitore dhe të mos mbështeten vetëm në perceptimin e fragmentit të tekstit, pasi testi do të përmbajë edhe pyetje
rreth tërësisë së veprës. Rreth 60 për qind e pyetjeve të testit i përkasin lëndës së letërsisë, ndërsa pjesa tjetër rreth gjuhës.

Provimi i matematikës është me datën 14 qershor, nsderkohe provimi i lëndëve me zgjedhje është në datën 29 qershor. Përgjigjet e provimit të sotëm merren pas 15 ditësh.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›