Berisha ne mbledhjen e qeverise per teknologjine e informacionit

Pas përurimit të sistemit të ri të pagesave on-line nga bizneset në dogana, qeveria miratoi planin për shtrirje më të madhe e më të shpejt të internetit në vend.
“Ky plan bën të mundur shtriorjen e internetit në cdo qelizë të shoqërisë shqiptare. Mundëson që qytetari shqiptar të marrë internet të cilësisë lartë, të shpejtësisë së madhe, mundëson që shqiptarët të marrin internet me kosto më të ulët se vendet e tjera përreth, mundëson që të kenë të jgitha shërbimet shtetërore në cellular”, u shpreh Berisha.
Ekzekutivi miratoi një vendim synimi i të cilit është parandalimi i abuzimit në cilësinë e karburatneve që tregtohen.
“Një nga vendimet më të rëndësishme atë që përcakton procedurën e shënimit të naftës. Kjo praktikë që nis me një prej teknologjive më të mira që ekziston do parandalojë abuzivitetin real të përzirjeve të përdorimit të karburanteve të dëmshme, pasi qartëson cdo lloj manipuimi që mund të bëhet me karburatin”, informoi Kryeministri.
Këshilli i Ministrave ka miratuar edhe disa vendime të tjera. Njëri prej tyre që lidhet me zhvillimit e turizmit, është ndërtimi i një porti jashtesh në Komunën Synej në Kavajë.