Krimi ne familje dhe gjakmarrja ne Prokurori dhe Gjykaten e Krimeve te Renda
Çdo vrasje brenda familjes apo për gjakmarrje pas datës 4 qershor, do të hetohet dhe gjykohet nga Prokuroria dhe Gjykata për Krime të Rënda në Tiranë...
Kjo për shkak se ne këtë date hyjnë ne fuqi ndryshimet e fundit në Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale. Tashme përveç vrasjes për shkak të detyrës, që ishte kompetence e Krimeve të Rënda, ky institucion do të hetoje dhe gjykoje edhe vrasjet për shkak të marrëdhënieve familjare, vrasjet për interes apo hakmarrje si dhe vrasjet me dashje të kryera për gjakmarrje…
Sipas ndryshimeve ligjore, çdo person që vret bashkëshorten, bashkëjetuesen, ish-bashkëshorten, apo gjini e afërt ose krushqit, do te dënohet me burgim jo më pak se 20 vjet burg ose burgim te përjetshëm… Ndërsa të gjitha rastet e vrasjes me dashje për gjakmarrje, pas datës 4 qershor, dënohen me burgim jo më pak se 30 vjet ose me burgim të përjetshëm… Me ndryshimet e reja ligjore, është renduar edhe masa e dënimit tek rastet e krimeve seksuale. Me propozim te shoqërisë civile, është parashikuar vepra penale kryerja e marrëdhënieve seksuale ne çift pa pëlqimin e njërës palë…gjithashtu edhe rastet e ngacmimit seksual ne rruge apo nxitjes se urrejtjes apo fyerjeve ndaj homoseksualeve….