E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konferenca për bashkëpunimin rajonal, finalizohet me marrëveshje

TIRANË-Finalizohet me nënshkrimin e një marrëveshje të përbashkët konferenca dyditore: “Mbrojtje e Zgjuar – Bashkëpunimi dhe koordinimi rajonal mes vendeve të Evropës Juglindore, grumbullimi dhe ndarja e aseteve të mbrojtjes’’,- që u mbajt në Tiranë. Paraditen e sotme, në fund të ditës së dytë të punimeve, të pranishmit nënshkruan marrëveshjen e përbashkët për bashkëpunimin rajonal. Kreu i Komisionit të Sigurisë, Leonard Demi deklaroi se nënshkrimi i marrëveshjes nga të gjitha delegacionet pjesëmarrëse është tregues se nisma e NATO-s është e mirëpritur në rajon.

Në konferencë morën pjesë delegacionet në Asamblenë Parlamentare të NATO-s nga Shqipëria, Kosova Maqedonia, Mali i Zi, Austria, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Greqia, Kroacia, Hungaria, Italia, Rumania,Sllovenia, Turqia. Ndërsa, Serbia nuk u përfaqësua në konferencë. Gjithashtu konferenca u përshëndet edhe nga Zv/ Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Dr. Karl Lamers, President i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Z. David Hobbs.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›