E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Moratoriumi i mjeteve lundruese, absurditet

TIRANË- Në kuadër të programit për një Rilindje Shqiptare, Partia Socialiste ka zhvilluar tryezën për turizmin. Duke konstatuar se Shqipëria ofron potenciale të mëdha, Rama tha se këto potenciale nuk janë shfrytëzuar, pasi nuk ekziston një plan kombëtar për zhvillimin e turizmit.

“Është shumë e rëndësishme, të mos e konceptojmë turizmin në Shqipëri, si një turizëm të kufizuar nga kufiri i sotëm zyrtar mes shtetit shqiptar dhe shtetit të Kosovës, por si një turizëm të integruar pa e marrë në konsideratë këtë kufi zyrtar”,- deklaroi kreu i PS-së.

Kryesocialisti Rama u ndal edhe në cështjen e moraturiumit të mjeteve lundruese, të cilin e konsideroi një absurditet.

"Sot ne flasim për turizëm të detit dhe rërës, më saktë do të thosha për turizëm bregdeti dhe disponojmë të vetmin segment të bregdetit në Mesdhe të bllokuar për mjete lundruese. Një absurditet i mbështetur mbi një arsye që nuk është arsye për gjoja luftën kundër trafiqeve”,- theksoi Rama.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›