E Diel, 1 Nëntor 2026

Vidhnin pantallonat e policëve, në gjyq anëtari i komisionit

Tiranë- Njësia Task Forcë e Prokurorisë së Tiranës, ka përfunduar hetimet për një 50- vjecar, ish- punonjës në komisionin e asgjësimit të matërialeve në policinë e shtetit, i cili akuzohet se ka falsifikuar dokumente.

Sipas dosjes së prokurorisë, Mosi Kacollja, lindur dhe banues në Petrelë, ka falsifikuar rrethanat e asgjësimit të matërialeve të policisë.

Në vend që të asgjesoheshin, këto materiale shitesh në treg nga vëllai i tij. Sipas burimeve të gazetës IDEA, hetimet kanë nisur në fillim të këtij viti. Në dokumentet që gazeta IDEA disponon, grupi i hetimit i thotë gjykatës  në kërkesën për gjykim se ka rezultuar se Qendra e Furnizimit të Matërialeve Teknike varet nga drejtoria e përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Kjo qendër magazinon dhe shpërndan bazën matëriale dhe veshjet për punonjësit e policisë së shtetit. Por në këtë qendër, është ngritur një komision që vlërëson materialet, si veshmbathje dhe pajisje të të tjerta që i shërbejnë policisë, të cilat për arsye të kohës sës përdorimit aposhkaqe të tjera, nxirren jashtë përdorimit dhe asgjësohen.Komisioni i vlerësimit, pasi vlerëson për materialet që duhet të dalin jashtë përdorimit ja kalon vendimin komisionit të asgjësimit, për të bërë asgjësimin e tyre. Mënyrat e asgjësimit- thotë prokurori- të vlerësuara nga ky komision, janë djegia apo groposja.

Sipas hetuesve, shtetasi Kujtim Guxha, pronar i një dyqani  në fshatin Daias në komunën Mullet, është gjithashtu edhe kunat i të pandehurit. Sipas procesverbaleve dhe përgjimeve ambjentale, mes Kujtim Guxhës dhe një agjenti të infiltruar, i cili është autorizuar nga organi i hetimit për të stimuluar blerje mallrash, ka rezultuar se në dyqanin e tij shiteshin materiale të ngjashme me ato qe në fakt duhet të ishin asgjësuar. Prokuroria pohon se sipas dokumentacionit të sekuestruar, rezulton se këto matëriale ishin bërë dalje për tu asgjësuar. Dokumentat tregojnë se matërialet janë asgjësuar me mënyrën e djegies nga anëtarët e këtij komisioni.

Por në të vërtetë ato nuk ishin asgjësuar dhe ishin dërguar për shitje në dyqanin e Kujtim Guxhës. Sipas hetimit bëhet fjalë për pantallona vere, këpucë për femra dhe meshkuj dhe pambuk. Prokurori thotë se këto materiale në bazë dëshmive të dhëna janë dërguar në dyqan me një kamion policie nga vetë i pandehuri Kacollja. Dyshohet se ata nxirrnin jashtë përdorimit materiale që nuk e kishin plotësuar kohën e nxjerrjes jashtë përdorimit, duke kryer në këtë mënyrë vjedhje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›