E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konferenca shkencore Roli i Kosoves ne formimin e shtetit shqiptar

Ambasada kosovare në Tiranë organizoi sot një konferencë shkencore për rolin e Kosovës në formimin e shtetit shqiptar. Në këtë tryezë referoi dhe Kryeministri, Sali Berisha, i cili që në fillim të fjalës së tij vlerësoi historinë e shqiptarëve si më të suksesshmen në historinë e kontinentit, pavarësisht nga dritëthijet e saj ndër vite. 
Por krahas këtij vlerësimi kreu i qeverisë shqiptare veçoi si të domosdoshme rishikimin e saj, pikërisht për parë të vërtetat historike në sy, e njëkohësisht ngritjen e tyre në  piedestalin e merituar. 
“Historia jonë në diktaturë u bazua në një fallsfikim të tmershëm. Por roli i Kosovës në themelimin e shtetit shqiptar ëhstë mjaft i rëndësishëm. Në rast se i referohemi kohës së Kongresit të Berlinit do të gjejmë se Kosova u shndërua në djepin ku po zhvillohen dhe konsolidohen ndërgjegjia kombëtare shqiptare. Në Lidhjen e Priezrenit ideali kombëtar i shqiptarëve u shëndërua në ideal udhëheqës së tyre. Nuk duhet të harojmë se shqiptarët ishin të ndarë në katër vilajete. Atyre iu mohua e drejta shtetformuese. Përballë këtyre padrejtësive do të mblidhej Lidhja e Prizrenit. Në Kosovë dhe në lëvizjet e saj u formësua ideja e Shqipërisë etnike, e shtetit shqiptar në të gjitha territoret e shqiptarëve. Shqpëria etnike ishte ideja e bashkimit të shqiptarëve, duke sjellë një ide të qartë dhe të merituar ndaj të gjitha ideve grabitqare”, vuri në dukje Berisha.  
Gjithashtu, kreu i ekzekutivit u ndal dhe dosmodshmërinë e bashkimit të shqiptarëve në Europë, si një platformë e cila do të realizonte ëndrrën e atyre që luftuan dhe dhanë jetën për një ideal të tillë. 
“U deshën 100 vjet që të vijnë të gjithë të lirë në këtë sallë. Asnjë shqiptar nga Lidhja e Prizrenit nuk ka rënë përveçse një ideali atë të bashkimit kombëtar. Sot vijmë në një moment gjithashtu të rëndësishëm në atë të bashkimit në Europë. Platforma jonë është ajo e bashkimit në Europë dhe e drejta e bashkimit kombëtar është e shenjtë. Të udhëhiqemi nga interesi kombëtar Statusi i shqiptarëve është ai i një kombi”, nënvizoi Kryeministri Berisha. 
Ndërkohë, pas kreut të qeverisë fjalën e mori kryetari i opozitës, Edi Rama i cili apeloi për ndërmarrjen e politikave të përbashkëta mes Kosovës dhe Shqipërisë. 
“Është e lehtë ta tundim  flamurin e nocionalizmit dhe të fshehim problemet që kemi këtu dhe përtej kufirit.  Duhen politika të përbashkët dhe ndërveprim me njëri- tjetrin që gjeneratës të mos i trashëgojmë plagët si rezultat e asaj që kemi trashëguar nga një e kaluar e vështirë”, vurin në dukje  Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›