Konference mbi rrezikun e rrezatimeve nga aparatet e skanimit

lirimi aksidental e rrezatimit nga centralet berthamore te demtuara nga termeti ne Japoni ka rihapur problemet e shendetit se cili eshte niveli i ekspozimit ndaj rrezatimit qe mund te konsiderohet e sigurt a i pademshem per shendetin. Por ekspertet jane ende duke debatuar mbi sigurine e niveleve te rrezatimit gjate perdorimit te aparateve skanuese mjekesore. Keto nivele mund te ndryshoje shume nga nje spital ne tjetrin dhe brenda disa spitaleve nga nje teknolog ne tjetrin.
Perdorimi Tomografise Perllogaritese ose skanimet CT jane cilesuar si nje prej perparimeve me te rendesishme ne kujdesin shendetesor ne 25 vitet e fundit. Por nje raport i Kombeve te Bashkuara mbi ceshtje te shendetit ne 2008 tregon se perdorimi i ketyre aparateve ka qene kontribuesi me i madh per ekspozimin e publikut ndaj rrezatimit artificialisht te detyruar.
Radiologe shkencetare dhe prodhues te aparateve skanues u takuan kohet e fundit ne Institutin Kombetar te Shendetit ne Bethesda Maryland per te diskutuar se cfare standartesh duhen vendosur mbi kete ceshtje.
Dr. Roderic Pettigrew eshte drejtor i Institutit Kombetar per ceshtje te Imazheve biomjekesore dhe bioenxhinjerike. Ai thote se askush nuk deshiron te jape nje doze te larte rrezatimi te panevojshem per pacientet gjate nje analize te caktuar.
Nje studim i botuar ne revisten mjekesore te New Englandit ne vitin 2010 ve ne dyshim nese skanimet CT jane gjithmone te nevojshem per diagnostikime. Autorja e studimit doktoresha Rebecca Smith-Bindman thote se ka disa udhezime per perdorimin e skanimeve te pershtatshme dhe se rekomandimet e prodhuesve te ketyre pajisjeve luajne rol me te madh ne vendimin e nje mjeku sesa te dhenat ne baze te deshmive shkencore.
Aparatet e skanimeve mjekesore nuk jane te lidhur direkt me shtimin e rasteve te kancerit por rrezatimi eshte kancerogjen pra shkaktues kanceri. Studime nga Dr Smith-Bindman dhe koleget e saj kane zbuluar se rreziku i kancerit nga nje skanim CT mund te jete i larte deri ne 1 ne cdo 80 raste.
Ne cdo skanim CT radiologu percakton nivelin e kerkuar te rrezatimit. Nje teknik aparati kalibron aparatin. Por askund ne ekran nuk tregohet se cila eshte shkalla e rrezatimit qe pacienti merr.
Shtrohet pyetja derisa te percaktohen te standarde te reja cfare duhet te bejne pacientet Joyce Graff perfaqeson pacientet me sindromen Von Hippel-Lindau nje crregullim i rralle gjenetik qe kerkon skanime te shpeshta per zbulimin e tumorit.
Ajo ankohet se ne spitale nuk ka persona te kualifikuar per kalibrimin e aparatit te skanimit. Gjithashtu ekzistojne paqartesi rreth saktesise se imazheve dhe nese cilesia e tyre varet nga shkalla e rrezatimit
Dr. Pettigrew thote se per diagnostikime ka alternativa te tjera sic jane aparatet me ultratinguj dhe rezonance magnetike. Keto jane dy procedura qe nuk perdorin rrezatim. Por kur mjeket preferojne te perdorin tomography te perllogaritur apo CT Dr. Pettigrew thote se standardet duhet te jene te percaktuara per te siguruar mbrojtjen e pacienteve.