Konferencë ndërkombëtare për pushtetin lokal
Më 6 dhe 7 maj në Prishtinë do të mbahet konferencë ndërkombëtare për pushtetin lokal, e organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e Kosovës.
Kjo ministri bën të ditur se qëllimi i konferencës është prezantimi i progresit në reformën e pushtetit lokal dhe decentralizmit në Kosovë si dhe shkëmbimi i përvojave më të mira nga vendet e rajonit dhe Evropës lidhur me qeverisjen lokale.
Pjesëmarrës të kësaj konference do të jenë ministrat e vendeve të rajonit, nga Shqipëria - Lulzim Basha, ministër i Punëve të Brendshme, nga Kroacia - Davorin Mllakar, ministër i Administratës, nga Maqedonia - Musa Xhaferi, ministër i Pushtetit Lokal, nga Sllovenia - Henrik Gjerkes - ministër i Vetëqeverisjes Lokale dhe Zhvillimit Rajonal, dhe Dragan Pejanoviç - zëvendësministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike nga Mali i Zi.