Rugova dhe Haxhiaj besojnë në fitore

Për pesë ditë më radhë, kandidati i LDK-së, Haki Rugova dhe ai i PDK-së, Shasivar Haxhiaj, do të kenë mundësi që të shpalosin edhe një herë programimin e tyre për t'i bindin qytetarët që më 9 maj të dalin në zgjedhje dhe të votojnë për ta. Të dy kandidatët, pa koalicione me partitë tjera, janë shprehur të bindur se më 9 maj do të dalin fitues.
Të hënën në Istog ka filluar fushata pesë ditëshe e balotazhit për zgjedhjen e kryetarit të komunës, ku garojnë Haki Rugova nga LDK dhe Shasivar Haxhiaj nga PDK, të cilët në zgjedhjet e mbajtura më 11 maj morën më shumë vota.
Kandidati për kryetar të Istogut nga radhët e PDK-së, Shasivar Haxhiaj raundin e dytë të zgjedhjeve në Istog e hapi në njërën nga fermat siç tha ai më të suksesshme në fshatin Prigodë, ku tha se fermerët kanë nevojë për dorën e pushtetit lokal.
"Kjo fermë kaq e suksesshme ka edhe probleme. Këta fermerë kanë nevojë për mbështetje institucionale, kanë nevojë për përkujdesjen, ndihmën dhe dorën e pushtetit lokal. Deri më sot në Komunën e Istogut blegtoria nuk ka qenë prioritet dhe nëse ne si kandidat për kryetar të komunës së Istogut i fitojmë zgjedhjet dhe vijmë në udhëheqje të komunës ne do t'i japim prioritet bujqësisë", ka thënë Haxhiaj, transmeton Kosovapress.
Kandidati i PDK-së po ashtu premtoi se brenda mandatit katërvjeçar, të gjitha parcelat e tokave që kanë nevojë për ujitje do të jenë nën sistemin e ujitjes.
Haxhiaj u ndal edhe te projektet tjera, siç janë infrastruktura, duke thënë se brenda këtij mandati katërvjeçar të gjitha rrugët e pa shtruara që janë në Komunën e Istogut do t'i bëjnë të asfaltuara. Përveç, këtyre projekteve, kandidati i PDK-së u ndal edhe te arsimi, duke thënë se është në një gjendje që askush nuk dëshiron të jetë dhe se janë disa fshatra që kanë nevojë për shkolla dhe nëse fiton ai do t'i ndërtojë edhe gjashtë shkolla në Komunën e Istogut. Një prioritet tjetër që ka kandidati i PDK-së është shëndetësia, e cila sipas tij ka probleme shumë të mëdha.
Haxhaj njoftoi se kanë biseduar me të gjitha partitë tjera që nuk kanë marr pjesë në balotazh, megjithatë kanë vendosur që PDK-ja të bëjë koalicion vetëm me qytetarët e Istogut.
"Me vetë faktin se nuk është kryer gjithçka në raundin e parë, do të thotë nuk është arrit 50 +1 % të votave për kandidatin tjetër, e krijon një mundësi që ne të përmbysim atë rezultat. Ne jemi në bisedime edhe me elektoratin e partive tjera, që nuk janë në balotazh dhe jemi duke e gëzuar një mbështetje dhe mendoj që shumë prej atyre do të votojnë për neve. Pavarësisht prej kësaj, ne kemi identifikuar edhe një numër shumë të madh të partisë tonë që nuk kanë dal në zgjedhje dhe jemi të sigurt që në zgjedhjet që po vijnë ata do të dalin", ka thënë Haxhiaj.
Nga ana e tjetër, kandidati për kryetar të Istogut nga radhët e LDK-së, Haki Rugova të hënën e fillon fushatën në ora 19.00. Megjithatë i kontaktuar nga mediat ai ka thënë se nuk planifikon të bëjë ndonjë shpalosje të programit, për arsyen e vetme se është i njëjti program, të cilin LDK e ka shpalosur në rrethin e parë të zgjedhjeve, megjithatë ai mendon që këto zgjedhje do t'i fitojë bindshëm.
"Do të punojmë që të jemi të sigurt që në raundin e dytë bindshëm t'i fitojmë zgjedhjet e lira dhe demokratike në Istog. Besojë në qytetarët, besoj në votues", ka thënë ai.
Rugova theksoi se do të vazhdojnë në projektet që kanë të bëjnë kryesisht me infrastrukturën, por gjithmonë duke u fokusuar edhe në zhvillimin ekonomik, i cili do të shkojë edhe në favor të punësimit. Ai u ndal edhe te sfera e bujqësisë, duke thënë se në strategjinë e tyre do të jenë më të fokusuar, pasi që i njohin resurset natyrore dhe njerëzore.
"Ne projektet që i kemi shpalosë, faktikisht kanë filluar të implementohen, meqenëse e kemi pushtetin aty dhe janë programe dhe strategji që janë aprovuar edhe në Kuvend dhe janë në procedurat e para të këtyre projekteve", ka thënë Rugova.
Rugova u ndal edhe te arsimi dhe shëndetësia si fusha të nevojshme për zhvillim në komunën e Istogut. Kurse, sa i përket koalicioneve me partitë tjera, Rugova është shprehur se nuk kanë bërë dhe nuk do të bëjnë koalicion me asnjë parti.
Në raundin e parë të zgjedhjeve Haki Rugova ka fituar 49.7 për qind, ndërsa Shasivar Haxhiaj 21.6 për qind.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Istog janë mbajtur pas vdekjes së kryetarit Fadil Ferati, i cili ndërroi jetë në një spital të Gjermanisë, në janar të këtij viti, pas një sëmundje të rëndë.