Kuqi s’kandidohet për kryetar

Blerim Kuçi, i cili nga LDK’ja kaloi në AAK dhe arriti t’i fitojë zgjedhjet e vitit 2009 duke u bërë kryetar i Suharekës, ka thënë se nuk do të kandidojë më për kreun e Komunës në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Në një intervistë për Kosovapress, Kuçi ka deklaruar se mandati katërvjeçar është më se i mjaftueshëm që një kryetar të realizojë programin e tij.
“Një vit shkon për hartimin e politikave të ndryshme që ke premtuar. Viti dytë është faza e implementimit. Ajo dinamika optimale ose maksimale e implementimit është viti i tretë dhe viti i katërt është përfundimi i mandatit, apo përfundimi i atyre proceseve që ke filluar dhe fillimi i dorëzimit të mandatit”, ka thënë Kuçi.
Autori i “Kodit të zhvillimit” ka thënë se gjatë katër viteve sa do të jetë kryetar, do të mundohet ta krijojë një kandidat potencial për mandatin e ardhshëm.