E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konferencë për Ditën Ndërkombëtare të Romëve

Kjo konferencë u zhvillua në bashkëpunim me 11 Shoqatat Rome të Shqipërisë.

I pranishëm në konferencë, Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi, premtoi mbështetje të projekteve që kanë të bëjnë me promovimin e vlerave dhe  kulturës rome. Ministri Bumçi propozoi përgatitjen e projekteve konkrete nga bashkësia rome, si dhe kërkoi që në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë ky komunitet të përfshihet në aktivitetet që do të zhvillohen.

“MTKRS-ja - tha Bumci - përfshin shumë institucione të artit dhe kulturës, duke filluar nga Qendra Kombëtare e Artit, Qendra Kombëtare e Fëmijëve, Arkivi i Filmit, Cirku Kombëtar, Teatri Kombëtar dhe ai i Komedisë etj, të cilët do të mirëpresin projektet tuaja për t’i bërë pjesë të kalendarëve artistikë”.

Ndërsa përfaqësuesja e Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Blerina Tepelena, e vuri theksin në angazhimet e ndërmarra nga Qeveria Shqiptare për integrimin e bashkësisë rome. Sipas saj, gjatë vitit 2011 janë trajtuar rreth 1 320 familje me ndihmë ekonomike, kanë përfituar pagesën e aftësisë së kufizuar 660 persona, 445 të tjerë janë përfitues të shërbimeve të përkujdesit në qendrat publike dhe 217 persona kanë përfituar kurse të formimit profesional falas.
/Start/

                                                                                             2012-04-10 15:01
   

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›