Interneti, Shqipëria e 68-ta në botë

Këtë e bën të ditur World Economic Forum, i cili ka publikuar këto ditë një raport global, ku rezulton se Shqipëria ka përmirësuar pozicionin e saj në renditjen globale për Indeksin e Përgjithshëm të Gatishmërisë së Rrjetit për teknologjinë e informacionit.
“Projekti Shqipëria dixhitale po përparon dhe këtë sukses nuk e themi vetëm ne, por edhe organizata prestigjioze si Forumi Ekonomik Botëror, World Economic Forum, i cili boton përvit raportin global mbi teknologjinë e informacionit”, tha sot ministri i Teknologjisë dhe Inovacionit, Genc Pollo.
Ky raport i publikuar së fundmi e nxjerr Shqipërinë që ka përmirësuar dukshëm pozicionin e saj në renditjen globale, kundrejt 142 vendeve të monitoruara. “Pra ne kemi kaluar, nga vendi i 95-të në botë, sipas raportit të 2010-ës, në vendin e 68-të në botë, sipas raportit të vitit 2011.Pra, vetëm krahasuar me raportin e vjetshëm, Shqipëria ka një rritje me 19 vende, në renditjen globale. Ky indeks llogaritet mbi bazën e katër nënindekseve kryesore që janë: Klima politiko-rregullatore për teknologjinë e informacionit dhe biznesi përkatës, në të cilin ne kemi një ngritje me 13 vende; Gatishmëria -e infrastrukturës dhe e përmbajtjes digjitale, përballueshmërisë për shërbimet e ofruara, dhe aftësitë (e-skills), ku kemi një ngritje me 24 vende; Përdorimi i teknologjisë së informacionit - nga individët, biznesi dhe Qeveria, ku kemi një ngritje me 17 vende dhe Impakti social dhe ekonomik, ku ne zëmë vendin e 57-të nga 142 vende ne botë”, tha më tej Pollo. /Start/
2012-04-10 15:43