E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demokracia e Re: Vëmendje Vorio Epirit; reagon PDIU

Teksa sondazhet e nxjerrin fitues në zgjedhjet e afërta parlamentare, kjo parti zhvilloi në Athinë një konferencë me temë: “Vorio Epiri, e shkuara, e tashmja, e ardhmja", ku është vënë theksi tek mbrojtja dhe ruajtje e minoritetit grek në Shqipëri.

“Objektivi i ND është mbijetesa e minoritetit grek në tokat dhe shtëpitë e stërgjyshërve të tyre. Me ardhjen në pushtet të Demokracisë së Re, do të ndryshojnë marrëdhëniet e trungut kombëtar me jugun e Shqipërisë, nuk do të bëjmë dallime mes partive dhe organizatave apo individëve, kur bëhet fjala për minoritetin. Kryetari ynë Antonis Samaras dhe personalisht unë do të jemi më afër grekëve në Jugun e Shqipërisë”, tha shefi i departamentit të politikës së jashtme në Demokracinë e Re, deputeti Panos Panajotopulos. 

Për këtë arsye, reagoi sot edhe Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, duke shprehur indinjatën e thellë, duke nënvizuar se në këtë konferencë janë bërë thirrje të hapura për helenizuar territorin e Shqipërisë së jugut. “Në konferencë gjithashtu janë propaganduar mashtrime të turpshme lidhur me trajtimin e minoritetit grek në Shqipëri, i cili për hir të së vërtetës gëzon ndikim, privilegje e përfaqësim politik të jashtëzakonshëm në vendin tonë, të cilat nuk i ka kundërshtuar askush. Në vend që Greqia të distancohet nga këto prirje të errëta të shekullit të kaluar, të reflektojë dhe të angazhohet seriozisht që të zgjidhë çështjen çame duke kërkuar ndjesë për krimet e kryera dhe duke kompensuar pronarët legjitim shqiptarë, ne shohim që opozita greke synon të nxisë akoma më tej oreksin ndaj territoreve shqiptare”, thuhet në reagim.

Më tej thuhet se pjesëmarrja e shefit të departamentit të politikës së jashtme në partinë Demokracia e Re, deputetit Panos Panajotopulos, tregon që këto qarqe shoviniste janë nuk janë periferike por janë duke ju afruar politikës qendrore zyrtare të shtetit grek./Start/

                                                                                             2012-04-10 15:57
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›