E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konferencë për Kosovën

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha gjatë një takimi që ka zhvilluar të martën në Tiranë me përfaqësuesin e OKBsë në Kosovë, Lamberto Zannier, vlerësoi rolin e rëndësishëm që misioni i OKBsë ka luajtur në Kosovë.

Ambasadori Zanier uroi Kryeministrin Berisha për arritjet e jashtëzakonshme të qeverisë së tij dhe falënderoi kontributin që qeveria shqiptare ka dhënë, thuhet në një komunikatë të Këshillit të Ministrave.

Në këtë takim u theksua rëndësia e organizimit të një Konference të dytë donatorësh për mbledhjen e ndihmave financiare për Kosovën, në vijim të suksesit që Konferenca e parë e donatorëve pati në këtë drejtim.

Në takim u shpreh shqetësimi për qëndrimin jokonstruktiv të Beogradit dhe për vështirësitë që ai krijon për rolin që duhet të luajë Kosova në bashkëpunimin rajonal.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›