Vendimi do të jetë neutral
Sekretari shtetëror në të ashtuquajturën Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanovic, në një intervistë për Radio Dukagjinin ka thënë se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, do të jetë neutral, por do të anojë nga Serbia.
Siç është politizuar gjithçka në jetë këto 15-20 vitet e fundit, është e mundur që kjo Gjykatë të sjellë ndonjë mendim që do të sillet sa nga e djathta në të majtë - kështu që secili të gjejë për vete aty diçka. Mendoj se ky mendim do të jetë kryesisht neutral, por po ashtu do të ketë indikacione se Serbia ka të drejtë që të insistojë në integritetin territorial, ka thënë Ivanovic.
Ndërkohë, në pyetjen nëse Serbia do ta respektojë mendimin e gjykatës, nëse ai është në të mirë të Kosovës - Ivanovic pohon se Serbia nuk respekton asgjë që është në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë.
Serbia nuk do ta injorojë këtë vendim, por ajo nuk do ta zbatojë vendimin që do të ishte në kundërshtim me Kushtetutën e saj, ngase ky është një vendim këshillëdhënës, nga i cili, mendoj edhe SHBAja, Britania e Madhe, Franca e vende të tjera nuk do tërhiqnin automatikisht përfaqësuesit e tyre nga Prishtina nëse qëndrimi i GJNDsë do të ishte në interes të Serbisë.