E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maroni: Do mbështesim Shqipërinë për liberalizimin e vizave

Italia do të mbështesë Shqipërinë në procesin e liberalizimit të vizave. Kështu është shprehur Ministri i brendshëm italian Maroni në një konfrencë të përbashkët për shtyp me Ministrin e Brendshëm shqiptar Lulëzim Basha. Maroni theksoi se do të impenjohet personalisht që në mbledhjen e ardhshme të KE-së të vendoset liberalizimi i vizave për Shqipërinë brenda gjatë mujorit të parë të vitit të ardhshëm.
"Shqipëria ka bërë progres dhe jam i bindur se procesi i liberalizimit të vizave duhet të bëhet sepse Ballkani është pjesë e Europës dhe anatarësimi i vendeve të Ballkanit në Europë do të përmirësojë sigurinë e gjithë vendeve euriopiane" theksoi Maroni.
Nga ana e tij Ministri i Brendshëm Lulëzim Basha e siguroi homologun italian se qeveria Berisha do të vazhdojë të sigurojë bashkëpunimin e mëtejshëm me Italinë në luftën kundër krimit të organizuar dhe të bëhemi një nga vendet pararojë në sigurinë në rajon. Ai gjithashtu theksoi se po ndërmerren hapa të mëtejshme për plotësimin e kritereve konkrete për liberalizimin e vizave. Ministri i Brendshëm Lulëzim Basha ka theksuar gjithashtu se bashkëpunimi mes dy vendeve ka qënë i shkëlqyer dhe ka dhënë rezultatet konkrete. Sipas Bashës Shqipëria ka bërë një punë të mirë në lidhje më luftën kundër trafikut të qënieve njerëzore dhe goditjen e bandave kriminele.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›