Vizat, BE: Është ende herët për një datë për Shqipërinë

Është shumë herët të fllitet për një datë kur Shqipëria mund të liberalizojë vizat. Kështu ka deklaruar kreu i Departamentit për marrëdhëniet me jashtë dhe zgjerimin pranë Komisionit Evropian, Luigi Soreca në një intervistë për BBC-në. Sipas tij çdo gjë do të varet nga progresi që duhet të bëjë Shqipëria në realizimin e standardeve. "Ajo çka është e qartë është se Komisioni po punon me autoritetet shqiptare që këto arritje të realizohen sa më shpejt që të jetë e mundur" theksoi Soreca. Ai shtoi gjithashtu se Shqipëria, megjithë progresin e rëndësishëm, ende ka punë për të bërë për të plotësuar standardet e caktuara për heqje të vizave.
"Besoj se duhet bërë ende punë dhe ne jemi në kontakt me autoritetet shqiptare çdo ditë që të përmirësojnë aftësinë e zbatimit të ligjit, shkëmbimin e të dhënave midis tyre, si dhe të përmirësojnë kapacitetin e manaxhimit të kufijve, nga njëra anë. Nga ana tjetër, në fushën juridike, natyrisht aftësia e autoriteteve juridike të Shqipërisë që të hyjnë në asistencë të dyanshme ligjore me autoritetet e shteve anëtare, ka gjithashtu rëndësi" theksoi Soreca.