Konference per Shtyp e Kryeministrit dhe Kryetarit te PSSH Fatos Nano dhe Sekretarit te Pergjithshem dhe Kryetar i Grupit Parlamentar te PSSH Gramoz Ruci Deklarata e perbashket pas mbledhjes se Gr
Konference per Shtyp e Kryeministrit dhe Kryetarit te PSSH Fatos Nano dhe Sekretarit te Pergjithshem dhe Kryetar i Grupit Parlamentar te PSSH Gramoz Ruci
Deklarata e perbashket pas mbledhjes se Grupit Parlamentar,
zoti Ruci: Sot u zhvillua mbledhja e Grupit Parlamentar të PSSH. Objekti ishte që Kryeministri dhe Kryetari i Partisë të konsultohej me Kryesinë e Partisë dhe me Grupin Parlamentar, - gjë që ekziston tek ne në rregullat e brendshme në Kryesinë e Partisë kurse në Grupin parlamentar është hera e parë që aplikohet konsultimi paraprak para se Kryeministri të përmbushë detyrat e tij institucionale te Presidenti, dhe mund të konfirmoj se si Kryesia e Partise ashtu dhe Grupi Parlamentar pas konsultimeve dhe shkëmbimit të informacioneve reciproke konverguan duke i dhënë mandatin politik Kryeministrit që ai të përmbushë mandatin e tij institucional nga ky moment te Presidenti i Republikës lidhur me plotësimin e dy vendeve vakant që janë krijuar si rezultat i dorëheqjes nga ish zv/ Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm z. Meta dhe nga ish Ministri i Integrimit z. Sokol Nako. Ky ishte përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar dhe i mbledhjes së kryesisë.
Pyetje: Si u zgjidh kriza në PS
Kryeministri Nano: Nuk rezulton në asnjë nga vlerësimet e Kryesisë së PSSH apo të grupit të saj parlamentar as në analizën e gjashtëmujorit që mbylli Qeveria, as në mbyllje të negociatave me aleatët e mazhorancës aktuale se ka krizë në qeverisje.
Ne adoptuam një formulë zevendësimesh të detyruara nga dy largime. Zëvendësimet janë koherente me prioritetin e programit, i cili përmbledh matricën e reformave dhe të negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit Shqipëri- BE. Mbi këtë bazë unë shpreh qetësinë dhe angazhimin për të ruajtur dhe rritur më tej ritmin e punës së Qeverisë per të konsoliduar arritjet dhe për të garantuar plotësimin e objektivave të këtij viti të negociatave dhe ecurinë e reformave të programuar për 2003.
Gjetëm mirëkuptimin e duhur dhe mbështetjen e nevojshme që kjo cështje të kapërcehet pa humbur kohë dhe që jo vetëm Qeveria të vazhdojë punën më ritmin e duhur, por edhe PSSH të vazhdojë të përmbushë mirë detyrat elektorale të stinës ku jemi.
Pyetje: Ne cmenyre do te permbushen keto angazhime?
Kryemnistri Nano: Me vlerësimet që burojnë nga analiza e gjashtëmujorit e cila sot u dorëzua në grup për tu bërë e njohur dhe për tu studiuar për diskutime të mëtejshme se Qeveria është në ritmin e punës së programit është e vlerësuar nga aktorët dhe faktorët jo qeveritarë me të cilët punon për përmbushjen e detyrimeve qeverisëse.
Kemi partneritet me sipërmarrjen me punëmarrësit dhe punëdhënësit publikë dhe privatë mbi bazën e të cilit zbatojmë programe dhe detyrime e përgjegjësi reciproke. Qeveria gjithashtu është vlerësuar nga donatorë dhe partnerë ndërkombëtarë në zbatimin jo vetëm të negociatatave të stabilizim asocimit por dhe të programeve të ndihmës së huaj për zhvillim dhe të marrëveshjeve me institucionet ndërkombëtare financiare të cilat vazhdojnë të vijnë në kohën e duhur dhe të ushqejnë prioritetet e rritjes së qëndrushme ekonomike të vendit.
Pra ajo për të cilën komunikojmë pas dy mbledhjeve politike dhe përfaqësuese të kryesisë dhe të grupit është zëvëndesimi i dy të larguarve dhe asgjë tjetër.