E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Nano i përgjigjet interesimit të gazetarëve lidhur me dorëheqjen e dy ministrave, gjatë ceremonisë së përurimit të rrugës Tapizë – Fushë Krujë Pyetje: Z. Nano ç'mund

Kryeministri Nano i përgjigjet interesimit të gazetarëve lidhur me dorëheqjen e dy ministrave, gjatë ceremonisë së përurimit të rrugës Tapizë – Fushë Krujë

Pyetje: Z. Nano ç'mund të na thoni për largimin e ministrave Meta dhe Nako nga Qeveria?

Kryeministri Nano: Nuk besoj se mund të them ndonjë gjë më shumë sesa vlerësimi tashmë publik i bërë në mbledhjen e qeverisë mbrëmë në momentin që zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Meta me një reagim të papritur paraqiti largimin e tij të pakthyeshëm nga qeveria. Prea ngjarja ishte e paritur vetëm në konteksin se ndodhi në mbledhjen e qeverisë në një analizë gjashtëmujore shumë serioze, e cila në vend që të justifikonte largime forcoi frymën e ekipit dhe përsëriti angazhimet e ekipit qeverisës për më shumë punë dhe projekte si ky që inauguruam sot.

Por ngjarja nuk është e papritur në gjithë konteksin e debatit politik në Partinë Socialiste të kohëve të fundit dhe besoj se nuk mund të kualifikohet e papritur dhe pasoja e vetme e kësaj ngjarjeje largimi i z.Nako që para një ore më njoftoi se jepte dorëheqjen, i cili me keqarrdhje dhe duke e falenderuar për bashkëpunimin e derisotëm, u detyrova ta pranoj pasi kuptova që edhe z.Nako kishte të pakthyeshme dorëheqjen dhe nuk kishte hapësirë për të reflektuar nga ana e tij.

Normalisht siç e shihni edhe qeveria mbrëmë vazhdoi punën dhe ne vazhdojmë në përfaqësim të qeverisë së Republikës së Shqipërisë jo vetëm kontaktet me qytetarët dhe me partnerët ndërkombëtar, por dhe prodhimin e produkteve të qeverisjes sonë gjashtë vjeçare tashmë dhe nga kjo pikëpamje nuk ka ndonjë dramë, duhet vetëm pak kohë që në përputhje me Kushtetutën dhe me rregullat politike të maxhorancës të bëhet zëvendësimi i dy të larguarve.

Pyetje: Z.Nano para mbylljes së sesionit parlamentar do t'i zëvendësoni të dy ministrat?

Kryeministri Nano: Besoj se edhe vetë e kuptoni që kjo pyetje e ka përgjigjen brenda. Natyrisht që edhe ju do të bëni pushime dhe qeveria do të vazhdojë punën duke u freskuar me pushime.

Pyetje: Do të jenë emra të njohur ata që do të zëvendësojnë dy ministrat e larguar?

Kryeministri Nano: Do të jenë emra të maxhorancës, të PS-së, aspak të panjohur dhe që do të garantrojnë një vazhdimësi pa firo.

Pyetje: E keni menduar se mund të kryeni të dy detyrat së bashku me detyrën e Ministrit të jashtëm z.Nano, si Berluskoni pak muaj më parë?

Kryeministri Nano: Unë nuk besoj se nuk do të shfaqja sërish dëshirën për të qënë po kaq i efektshëm sa kryeministri Italian. Unë nuk vuaj nga mungesa e modestisë apo nga deliri i madhështisë. Jam i qetë në këtë afirmim. Por në parametrat e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë formalisht kjo zgjidhje është e pamundur. Natyrsiht unë e përfaqësoj qeverinë në marrëdhënie ndërkombëtare me autoritetin e Kryeministrit sa herë që është e nevojshme.

Pyetje: Mund të ketë ndonjë rrezik në parlament për votëbesimin e ministrave të rinj?

Kryeministri Nano: Jam i bindur që nuk ekzistojnë rreziqe parlamentare apo institucionale. Jam i bindur që shumica dërrmuese e përfaqësuesve ashtu si shumica dërrmuese e qytetarëve apo e sipërmarrësve janë të qetë dhe të sigurtë në vazhdimin e detyrës shtetërore apo qytetare publike apo private. Dhe si e kuptoni politika e maxhorancës që unë drejtoj në 12 vjet, në 6 vjet apo në 12 muaj që unë drejtoj qeverinë Nano nuk përjashton askënd. Natyrisht ne nuk mund të rrimë pa vepruar kur dikush largohet dhe ju e dini që maxhoranca dhe PS ka kualitete të mjaftueshme zëvendësuese.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›