Konferencë për aksidentet cerebrale, Vasili: Brenda pak ditësh aparaturë cilësore
TIRANË- Aksidentet cerebrale janë shkaku i parë i invaliditetit, ndaj është e domosdoshme që të diagnostikohet më herët dhe të merren masa që defiçitet të jenë sa më të vogla. Ndërkohë, në një konference të mbajtur sot u prezantua dhe programi Telestroke për trajtimin e pacienteve, atje ku ata ndodhen.
"Krahas trajtimeve urgjente neurokirurgjikale, prej më tepër se një vit në Qendën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë ka filluar trajtimi endovascular (pa hapje të kokës), ndërsa deri tani janë trajtuar 30 pacientë. Kjo është një sfidë që nuk mund të realizohej nga ekipi i neuroradiologëve pa angazhimin dhe mbështetjen e Prof.Emanuel Hudart, i cili mundësoi trajtimin e 30 të sëmurëve të parë duke ndjekur on-line nga Parisi ndërhyrjet e nxenesve te tij ne Tirane me rezultate impresionuese”, tha ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili.
Vasili tha se “kostot e trajtimit endovaskulare janë të larta, por qeveria është e vendosur të mbështesë teknologjitë e reja që shpëtojnë jetë”.
(ma.ar/BalkanWeb)