E Diel, 1 Nëntor 2026

Pogradec, përkujtohet Mitrush Kuteli në 45-vjetorin e vdekjes

POGRADEC- Dhimitër Pasko, i njohur me pseudonimin letrar Mitrush Kuteli, një ndër figurat qendrore të letërsisë të shekullit të XX, është përkujtuar sot në 45-vjetorin e vdekjes.

Mes një ceremonie të vecantë, të afërm, miq dhe të ftuar kanë vendosur buqeta me lule, në monumentin e Mitrush Kutelit, në qendër të qytetit të Pogradecit.

Më pas u organizua një takim, ku studiues, kritikë letrarë, por edhe qytetarë vlerësuan dhe ngritën lart figurën dhe veprën e Kutelit. Aktivitetet përkujtimore kanë vijuar me një ekspozitë me fotografitë nga jeta e Kutelit, por edhe piktura të frymëzuara nga krijimtaria e shkrimtarit të madh.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›