Gjimnazet e Durresit shesin piktura per te ndihmuar jetimet
Nxenes te talentuar te shkollave 9-vjecare dhe te mesme te Durresit celen nje ekspozite me piktura dhe punime artistike me shitjen e te cilave do te ndihmojne femijeve jetime. Ekspozita e Qendres Albania ne bashkepunim me drejtorine e arsimit bashkoi mbremjen e kaluar dhjetera nxenes mesues dhe prinder. Ekspozita titullohej Arti i te qenit njeri. Tablote fotografite artistike dhe bocetet e artisteve te rinj terhoqen vemendjen e prinderve dhe shume prej tyre blene piktura qysh ne diten e pare duke ditur qellimin humanitar te kesaj veprimtarie. Tema kryesore e pikturave eshte 100 vjetori i pavaresise.
Nxenesja Irena Mara solli nje foto artistike nga lagjet antike te qytetit nje porte te vjeter shtepie dhe thote se e fotografoi ate me friken se pas pak kohesh porta nuk do te jete me por do te shembet nga pallatet shumekateshe. Si shume antika te tjera ne Durres edhe porta mund te prishet megjithate fotoja e saj do te sherbeje te pakten per nje qellim human.
Enida Mursaku eshte studente e skulptures ne shkollen artistike Jan Kukuzeli. Ajo thote se eshte e lumtur qe iu dha mundesia te dhuroje nje veper te saj per te ndihmuar femijet e varfer dhe pa prinder. Dhurimi i te hollave per jetimet eshte nje gjest qe i bashkoi gjithe shkollaret dhe prinderit e Durresit - tha ajo.
Ne ekspozite moren pjese nxenes nga tre shkolla 9-vjecare dhe 5 te mesme mes te cileve edhe nxenesit e shkolles se mesme artistike Jan Kukuzeli. Drejtore e shtepise se femijes ne Shkozet Heroina Duka thote se kjo eshte hera e pare qe femijet zhvillojne nje veprimtari te tille humanitare. Jam e prekur nga gadishmeria e tyre dhe e prinderve qe po blejne piktura. Me keto para do te rregullojme ndertesen e jetimores dhe do te mbulojme shpenzime te tjera per nje jetese sa me normale te ketyre femijeve.
Kryetar i shoqates Albania Ilir Memko thote se ky eshte nje rast i mire qe nxenesit shqiptare te tregojne vlerat e tyre artistike dhe humane. Ata i kane keto vlera vetem pritnin nje nxitje apo nje shkak nje organizim te tille per ti shpalosur ato.
Shtepia e femijes ne Shkozet ka 25 femije te moshave 0-14 vjec me financim te dyfishte si nga bashkia edhe nga ministria e punes dhe ceshtjeve sociale. Kesaj qendre i japin ndihma te ndryshme materiale dhe ushqimore kompani shqiptare e te huaja. Ky Qark ka edhe 6 qendra me 50 femije jetime ne Durres e Shkozet mes te cileve nje pjese e madhe jane femije rome.