E Diel, 1 Nëntor 2026

Konferencë për mediat e Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli dhe Kryetarit të Senatit të Kanadasë, Noel Kinsella

         Kryetarja e Kuvendit : Të nderuar gazetarë. Kuvendi i Shqipërisë e konsideron   vizitën e Presidentit të Senatit të Kanadasë dhe të tri senatorëve të tjerë një ndër ngjarjet parlamentare më të rëndësishme. Është vizita e parë e një Presidenti të Senatit kanadez dhe për ne është një nder i jashtëzakonshëm që Presidenti i Senatit Kinsela e mbajti fjalën e tij, premtimin e bërë një vit më parë në zyrë e tij për të ardhur në Shqipëri. E falenderoj dhe e vlerësoj për vizitën. Kjo ka një domethënie të madhe në të gjitha drejtimet, qoftë për vëmendjen dhe fokusimin e Presidentit Kinsela për të forcuar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin mes dy parlamenteve tona.
Mund tju them se delegacioni kanadez sapo më dorëzoi një projekt, duke qenë në këtë mënyrë konkret që në vizitën e parë, projekt i një bashkëpunimi, trajnimi të administratës dhe të shkëmbimeve midis Parlamentit të Shqipërisë dhe Kanadasë. Vlerësoj jashtëzakonisht faktin që kjo vizitë është një vizitë tri ditore, pra nuk është një vizitë që kalon për një ditë apo një ditë e gjysëm.
Kjo  flet për rëndësinë jashtëzakonisht të madhe që Presidenti i Senatit të Kandasë shoqëruar dhe me senatëorët e tjerë, i kanë dhënë kësaj vizite, duke menduar se cilat do të jenë fushat e bashkëpunimit konkret në të ardhmen midis dy vendeve tona.
Është e vërtetë që gjatë viteve kemi bashkëpunuar dhe jemi takuar me njëri tjetrin në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë. Ka qenë një vizitë shumë e rëndësishme ajo  e kryeministrit Berisha, një vit më parë në Kanada.
Mendoj se edhe kjo vizitë do të tërheqë vëmendjen e politikës dhe biznesit në Kanada.
Është i rëndësishëm fakti që Kanadaja, nga i gjithë rajoni, ka fokusuar Shqipërinë për investime dhe vëmendjen që ajo ka në të gjithë sektorët.
Mendoj se do të jenë dhe do të vazhdojnë të shikohen me shumë vëmendje dhe të konsiderohen të rëndësishme fushat e bashkëpunimit për naftën, për gazin, për bankat, për telekomunikacionin, për infrastrukturën dhe edukimin.
Axhenda shumë e pasur e Kryetarit të Senatit kanadez së bashku me senatorët, parashikon një takim me  Ministrin e Arsimi,  për të bërë të mundur që të kemi një shkëmbim edhe më të madh të studentëve, të bursave, të shkëmbimeve midis profesorëve.
Ne kemi një komunitet të shkëlqyer shqiptarësh në Kanada, të cilët ndihen dhe janë të integruar më mirë se kudo tjetër.
Edhe në këtë drejtim ne do të mendojmë sesi do të çojmë më tej këto marëdhënie.
Takimi që Kryetari Kinsela dhe senatorët kanadezë do të kenë me Kryeministrin Berisha, besoj se do të jetë një takim, në të cilin do të flasin konkretisht për fushat e ekonomisë dhe të tërheqjes së vëmendjes së biznesit.
Unë jam e sigurtë që kjo vizitë e  Presidenti të Senatit, Kinsela do të tërheqë vëmendjen e medias kanadeze dhe ka për të sjellë në fokus interesin e biznesit për të ardhur dhe për të pasur një prani më të madhe në fushat, për të cilat ne folëm. 
Ashtu si zoti Kinsela ne vlerësojmë fort diplomacinë parlamentare dhe mendoj se kjo vizitë do të jetë një  dimension shumë i rëndësishëm për të  shtrirë diplomacinë ekonomike dhe zhvillimet e mëtejshme në ekonominë shqiptare.
Ne sapo nënshkruam një memorandum bashkëpunimi për të inkurajuar bashkëpunimin midisi Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kanadasë në fushën e telekomunikacionit dhe në mënyrë të veçantë bashkëpunimin detar midis porteve tona kryesore dhe porteve Atlantike të Kanadasë.
Është një memorandum i pari i këtij lloji dhe unë e falënderoj zotin Kinsela për propozimin e tij dhe ne besojmë se do të ketë shumë të tjera në të ardhmen.   Kryetari i Senatit të Kanadasë E nderuara zonja Kryetare e Kuvendit. Në Kanada kemi një komunitet shqiptaro-kanadez shumë të rëndësishëm. Ata na kujtojnë atë që filozofët e mëdhenj na kanë mësuar, që uji është një ndër elementët kryesorë të jetës.
Është uji që i bën gjërat të rriten.
Midis Shqipërië e Kanadasë nuk ka pengesa, ka vetëm ujë.
Nga Durrësi nga Halifax ka vetëm ujë dhe kjo është një nga arsyet që unë jam këtu sot.
Senati kanadez dëshiron të bashkëpunojë me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila ka qenë një pionere e bashkëpunimit midis vendeve tona, për të rritur marëdhëniet mes dy popujve tanë.
Ne dëshirojmë të shohim rritjen e marëdhënieve parlamentare dhe jemi të interesuar në diplomacinë parlamentare.
Vizita e Kryetares së Kuvendit në Kanada ka qenë një pikënisje për takimet e tjera të kryeministrave dhe të takimeve në nivele të tjera
Në sektorin privat ne jemi të interesuar të shohim pjesëmarrjen e biznesit kanadez dhe shpresojmë se do të ketë edhe më shumë pjesëmarrje në të ardhmen, si pjesë e rritjes së këtij bashkëpunimi.
Ashtu siç Kryetarja Topali përmendi, jemi shumë të interesuar për të intensfikuar marëdhëniet mes porteve të Kanadasë dhe të  Shqipërisë.
Dëshirojmë të përdorim ato unaza lidhëse, pjesë e koridoreve të transportit europian. Në këtë botë që po ndryshon, kemi vënë re që transporti, në të gjitha format e tij, është gjithnjë e më i rëndësishëm.
Një tjetër pikë që përmendëm,  ishte bashkëpunimi social, programet e shkëmbimit mes studentëve, profesorëve të universiteteve, pra në fushën e arsimit.
Ne si parlamentarë do të inkurajojmë programe kreativë shkëmbimi midis universiteteve tona.   Pyetjet e mediave drejtuar Kryetares së Kuvendit dhe Kryetarit të Senatit të Kanadasë. Televizioni Klan Pyetje për Zotin Kinsela.
Ju besoj jeni në dijeni të faktit që opozita shqiptare ka bojkotuar parlamentin që prej fillimit të punimeve. A keni ndonjë opinion lidhur me këtë çështje?
A duhet opozita të jetë në Parlament, apo të vazhdojë luftën e saj parlamentare jashtë institucionit ? Kryetari i Senatit të Kanadasë- Ne përdorim fjalën parlament e cila vjen nga gjuha frënge parlè që do të thotë me fol. Një nga kushtet për të folur është prania në Parlament. Si Kryetar parlamenti unë inkurajoj të gjithë anëtarët e tij të vinë dhe të flasin në Parlament. Televizioni Klan   Kryetari i Partisë Socialiste ka deklaruar se kjo parti po mbledh firmat për hartimin e një projektligji për hetimin e zgjedhjeve parlamentare. Si duhet të veprojë mazhoranca? Kryetarja e Kuvendit - Edhe një herë duke ju përgjigjur pyetjes suaj, si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, pres që opozita në vijë në Parlament, pres deputetët e zgjedhur nga shqiptarët, që i kanë ngarkuar detyrën e rëndësishme, që të bëjnë misionin  e opozitarit, që të jenë të pranishëm në Parlament. Ata do të kenë të gjitha hapësirat që lejon kushtetuta, ligji dhe gjithë fleksibilitetin e Kryetares së Parlamentit për t'i respektuar në detyrën e tyre. Padyshim çdo iniciativë kushtetuese do të shyrtohet në parlament. Po unë mendoj që edhe aty kishte rrugë për këtë nismë.
Ju e dini që në bazë të Kushtetutës dhe të ligjit nuk ka nevojë që t'i lodhin fare shqiptarët.
Mjafton iniciativa e një deputeti për tu shqyrtuar në Parlament. Rrugët kushtetuese, rrugët ligjore respektohen në Parlament.
Televizioni Alsat   Komisioni i Venecias ka dhënë mendimin për ligjin e  dosjeve. Keni ndonjë koment? Kryetarja e Kuvendit - Nuk jam njohur ende me këtë dokument. Ne respektojmë vendimet e gjykatave, vendime të tilla të gjitha respektohen. Detyra e parlamentarëve është për të parë se çfarë hapësirash ka për mundësimin e kompromiseve  më të gjera, për të respektuar të tilla vendime. Kjo në të njëjtën kohë, kërkon një votë më të gjerë, kërkon praninë e opozitës në Parlament.
   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›