Kryetarja e Kuvendit pret në takim Kryetarin e Senatit të Kanadasë Kinsella, në vizitën e parë të këtij niveli në Shqipëri.Delegacioni kanadez: Shqipëria tashmë është një botë e re.
Për herë të parë mbërrin në Shqipëri një Kryetar i Senatit të Kanadasë.
Me ftesë të Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, Kryetari i Senatit kanadez, Noel Kinsella, një nga figurat e rëndësishme të politikës kanadeze nisi vizitën e tij tre ditore në Tiranë me takimin me Kryetaren e Kuvendit. Kjo vizitë konsiderohet shumë e rëndësishme, duke pasur parasysh jo vetëm partneritetin në NATO, por edhe faktin se Shqipëria është në fokusin kryesor të investimeve kanadeze në rajon. Kanadaja ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë në NATO, duke qenë një nga mbështetësit kryesorë dhe ndër vendet e para që ratifikoi Protokollin e pranimit në NATO. Përpara takimit mes dy delegacioneve, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë dhe Kryetari i Senatit të Kanadasë zhvilluan një bisedë të veçantë kokë më kokë. Kryetari Kinsella e cilësoi këtë vizitë, si një përgjigje e shpejtë e urës së bashkëpunimit të hapur nga Kryetarja e Kuvendit gjatë vizitës së saj zyrtare në Kanada, duke e vlerësuar Kryeraren e Kuvendit një pioniere të bashkëpunimit mes Kanadasë dhe Shqipërisë. Kjo vizitë e delegacionit kandadez nuk është një vizitë kalimtare, por një vizitë e plotë tre ditore dhe kjo është dëshmi e vëmendje së veçantë që Kanadaja i kushton Shqipërisë. Gjatë vitit 2008 shkëmbimet ekonomike mes Kanadasë dhe Shqipërisë kapin një vlerë prej 40 milion dollarë.
Kryetari Kinsella dhe anëtarët e delegacionit kanadez shprehën interesin për nxitjen e investimeve në sektorin e telekomunikacioneve, porteve, bankave, gazit, energjisë dhe infrastrukrurës. Kryetarja e Kuvendit shprehu kënaqësinë që niveli i bashkëpunimit me Kanadanë në fushën ekonomike, ka patur një dinamikë shumë pozitive dhe se vitet e fundit investimet kanadeze në Shqipëri janë rritur ndjeshëm. Një pikë e veçantë e bisedës ishte edhe komunitetit shqiptar në Kanada, të cilin Kryetarja e Kuvendit e cilësoi si shumë të rëndësishëm në lidhjen mes dy vendeve. Duke theksuar rëndësinë e diplomacisë parlamentare Kryetari Kinsella, e konsideroi takimin me Kryetaren e Kuvendit në Kanada dhe këtë takim të sotëm, si një bazë e fortë për nxitjen e bashkëpunimit konkret mes qeverive të dy vendeve. I ardhur me projekte konkrete në Shqipëri, Kryetari Kinsella u ndal në bashkëpunimin mes dy parlamenteve, ndërkohë që një rëndësi të veçantë iu dha edhe projektit të bashkëpunimit në fushën e edukimit, përmes shkëmbimit të studentëve, profesorëve dhe bursave për studentët shqiptarë. Përfaqësuesit e delegacionit nënvizuan progresin mbresëlënës të Shqipërisë, duke theksuar se Shqipëria tashmë është një botë e re.
Ata shprehën mbështetjen e plotë jo vetëm në partneritetin në NATO dhe organizata të tjera të bashkëpunimit, por në të gjitha fushat, duke nisur nga ekomomia, arsimi turizmi e kultura. Dr. Kinsela, i cili ka shërbyer si Kapiten Nderi në Forcat e Marinës kanadeze, u ndal edhe në bashkëpunimin mes porteve tregtare të dy vendeve, ose portave të Atlantikut dhe të Mesdheut, siç u shpreh ai. Kjo ide e tij u konkretizua përmes Memorandumit të Mirëkuptimit të firmosur pas takimit. Ky memorandum historik, i pari i këtij lloji i nënshkruar, parashikon forcimin e marrëdhënieve ekonomike dypalëshe, duke rritur bashkëpunimin mes porteve tregtare të të dy vendeve, duke forcuar shkëmbimin e ekspertizës dhe duke lehtësuar ndarjen e praktikave më të mira. Pas takimit Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe Kryetari i Senatit të Kanadasë, Noel Kinsella dhanë një konferencë të përbashkët për mediat.