E Diel, 1 Nëntor 2026

Mblidhet Asambleja Parlamentare e OSBE-së. Grossruck: Uroj që pas suksesit të këtyre zgjedhjeve, Shqipëria te ecë më tej ne vazhdën e këtij suksesi ne rrugën e demokracisë.

 
Po zhvillohet sot datë 10 tetor 2009, në Athinë të Greqisë mbledhja e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së me pjesëmarrjen e delegacioneve nga të gjitha vendet anëtare. Në seancën e pasdites së sotme u mblodh Komiteti Drejtues i Asamblesë, i përbërë nga krerët e delegacioneve, ku u degjuan raportimet e krerëve të misioneve vëzhguese të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për zgjedhjet e zhvilluara se fundmi në Moldavi, Kazakhistan dhe Shqiperi.
Raportimin për zgjedhjet e 28 qershorit në Shqipëri e prezantoi kreu i vëzhguesve të OSBE-së, zëvendeskryetari i Asamblesë Parlamentare Wolfgang Grossruck.
Në prezantimin e tij, zoti Grossruck tha: Më lejoni të falënderoj për bashkëpunimin autoritetet shqiptare, Ministrinë e Brendshme, KQZ-në, Prezencën e OSBE-së në Tiranë, ambasadorin Bosch. Në raport kemi thenë se kishte një procedure numërimi, shumë të komplikuar, pasi vota duhej të fotografohej, të depozitohej dhe më pas vota të vlërësohej. Kështu që u deshën tre jave qe të dilte rezultati final i zgjedhjeve. Ne shkuam me 23 gusht në Shqiperi, tri javë pas zgjedhjeve, si përfaqesues të parlamenteve të ndryshme. 
Me ODIHR vendosëm që të bëjmë një raport të përbashkët.  Dolëm me përfundimin bashkarisht se Shqipëria ka bërë një hap jashtëzakonisht të madh përpara në drejtim të demokracisë. Ne të gjithë ramë dakort se keto jane zgjedhjet më të mira të bëra ndonjeherë në Shqiperi, shumë më të mira se ato të vitit 2005.  Ne konsiderojme se disa defekte që konstatuam duhet të zgjidhen deri në zgjedhjet e ardhshme. Vlerësuam se misioni në Shqipëri ishte një mision plotësisht i suksesshëm. Uroj që pas suksesit të këtyre zgjedhjeve, Shqipëria te ecë më tej ne vazhdën e këtij suksesi ne rrugën e demokracisë.
Në konkluzionet e tij, Presidenti i Asambleseë Parlamentare të OSBE-së, zoti Joao Soares e konsideroi një sukses misionin vëzhgues të OSBE-së në zgjedhjet e 28 qershorit në Shqipëri, dhe falendëroi koleget pjesëtarë të misionit për punën e bërë, çka u shoqerua dhe me duartrokitjet e Komitetit Drejtues të Asamblesë. 

 

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›