Konference rajonale per kendet amerikane te bibliotekave

Nisi dje punimet ne mjediset e Bibliotekes Kombetare Konferenca Rajonale e Kendeve Amerikane. Sipas organizatoreve kjo konference kishte per qellim krijimin e kendeve amerikane ne Biblioteken Kombetare. Nder te pranishmit ishin zv. ambasadorja amerikane znj. Deborah A. Johnes ministri i Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve z. Ferdinand Xhaferaj dhe disa lektore amerikane te ardhur si eksperte per kete konference. Gjate konferences znj. Johnes theksoi se nevoja e te rinjve per shkembim idesh dhe pervojash nxiti organizimin e kesaj konference dhe shprehu rendesine e vecante qe ambasada amerikane tregon per krijimin e kendeve amerikane ne Biblioteken Kombetare si vende ku mbledhin dhe informojne kryesisht te rinjte per ceshtje te ndryshme te shoqerise dhe kultures amerikane. Znj. Johnes pershendeti gatishmerine e z. Xhaferaj dhe drejtorit te Bibliotekes Kombetare z. Aurel Plasari per krijimin e kendeve amerikane ne Biblioteken tone Kombetare. Nga ana e tij zoti Xhaferaj i cili ishte njekohesisht edhe i ftuar nderi i cilesoi keto takime si shkembime te frytshme pune ne te cilat mund te mesohet shume nga pervoja amerikane e bibliotekonomise. Ai theksoi se keto takime nuk do te jene thjesht formale ose ceremoniale por do te kene nje rendesi te vecante pasi ofrojne nje shkembim shume te gjere kulturor dhe nje afrim per tu vleresuar te te rinjve shqiptare me kulturen amerikane. Ne mbyllje te fjales se tij ministri i uroi pune te mbare konferences. Konferenca do ti vazhdoje punimet deri me 30 shtator.