Moren ryshfet per nje prone publike Arrest me burg zyrtareve dhe biznesmenit

Dy zyrtaret dhe biznesmeni te akuzuar per marrje ryshfeti ne shitjen e pronave publike jane lene ne burg pa afat nga gjykata e kryeqytetit. Diten e djeshme ne gjykaten e Tiranes eshte zhvilluar seanca gjyqesore per vleresimin e mases se sigurise ndaj tre personave nen akuze per korrupsion. Para togave te zeza jane paraqitur me radhe tre te arrestuarit te cilet jane njohur me masen e sigurise. I pari ka qene specialisti i pronave prane Ministrise se Financave i cili nuk ka pranuar qe te flase. Pas tij ne salle jane thirrur edhe dy te arrestuarit e tjere Sadush Haxhiaj dhe Riza Sinanaj. Nga ana e avokateve mbrojtes eshte kerkuar nje mase me e bute sigurie me pretendimin se vepra penale per te cilen jane ne akuze tre te arrestuarit mund te denohen edhe me nje mase tjeter. Te pyetur nga togat e zeza tre te arrestuarit kane pohuar identitetin e tyre duke mos reaguar ne lidhje me akuzat ndaj tyre. Nga ana e prokurorit te ceshtjes eshte kerkuar arresti me burg. Togat e zeza e kane cmuar te arsyeshme qe te lene ne burg te arrestuarit pasi akuza ndaj tyre eshte ne perputhshmeri me vepren penale. Forcat e policise arrestuan tre persona nen akuzen e korrupsionit pasiv te cilet duke shfrytezuar postin e tyre kishin nisur nje aktivitet shit-blerje tokash. Lajmi u be i ditur ne nje njoftim per shtyp nga ana e Policise se Shtetit ku thuhej se ne saj gjate operacionit Taksa e xhepit u kapen tre zyrtare te larte. Njeri nder ta ishte edhe nje prej specialisteve te Ministrise se Financave. Ai akuzohet se i ka kerkuar ne bashkepunim me dy te tjere dhe i ka marre nje qytetari shumen prej 1.000.000 lekesh te reja ne kembim te shitjes se nje prone publike. Drejtoria kunder Krimit Financiar arrestoi Kliton Rusin me detyre specialist i Drejtorise se Shitjes se Pronave Publike prane Ministrise se Financave. Ne prangat e policise rane edhe shtetasit Misir Sadush Haxhiaj 45 vjec me detyre pergjegjes i Agjencise se Sigurimeve Shoqerore Lushnje dhe Dashnor Rriza Sinanaj Zdrava 31 vjec administrator i kompanise private Zdrava. Ne momentin e kapjes se zyrtarit te Ministrise se Financave Kliton Rusit iu gjet dhe sekuestrua edhe shuma e mesiperme e parave. Arrestimi i Kliton Rusit u bere per vepren penale parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal korrupsion pasiv te personave qe ushtrojne funksione publike. Ndersa arrestimi i Haxhiut dhe Sinanajt u be per veprat penale parashikuar nga neni 245/2 i Kodit Penal ushtrim i ndikimit te paligjshem ne bashkepunim.