Konferencë shkencore në ASHAK

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK), dhe Instituti i Historisë, organizojnë një konferencë shkencore, me titull "Pavarësia e Shqipërisë dhe Kosova, 100-vjet pas".
Konferenca dyditore i fillon punimet më 13 shtator, nga ora 9, dhe mbahet në Amfiteatrin e ASHAK.
Ndryshe, me referatet e tyre do të paraqiten akademikë, profesorë dhe studiues të shumtë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Turqia dhe Mali i Zi.
Konferenca përfundon më 14 shtator, me fjalën përmbyllëse që do të mbahet në orët e pasdites.