E Diel, 1 Nëntor 2026

Konfindustria: 23mln euro dëmi financiar nga energjia

TIRANE- Organizata më e madhe e biznesit në vend Konfidustria i kërkon zyrtarisht krerëve të grupeve parlamentare të PD dhe PS si dhe kryetares se kuvendit Jozefina Topallit të shqyrtojnë gjëndjen e vështirë të cilësisë së furnizimit me energji elektrike të bizneseve dhe qytetarëve nga CEZ. Njëkohësisht kërkojnë mbështetjen e Entit Rregullator të Energjisë, si institucion në varësi të Kuvendit, për përmirësimin e domosdoshëm dhe sa më të shpejtë të kontratave të furnizimit me energji elektrike.

“Kuvendi i Shqipërisë duhet të ndërhyjë menjëherë dhe pa dallim ngjyrash partiake në sektorin e shpërndarjes së energjisë elektrike, sepse ekonomia kombëtare po ndjen gjithnjë e më shumë pasojat e dëmshme të ardhura nga furnizimi me cilësi tepër të dobët të energjisë elektrike të CEZ Shpërndarje për industritë, bizneset dhe qytetarët”.thuhet në deklaratën e Konfindustrisë.

Sipas kësaj organizate furnizimi me energji është jashtë standardeve duke ndikuar direkt në uljen e ndjeshme të kostos së shërbimeve dhe prodhimit, në uljen e konkurencës së industrive shqiptare dhe pengimin e investimeve të huaja. Konfidustria ka llogaritur se dëmi financiar te bizneset për 10 muajt e parë të këtij viti nga cilësia e dobët e furnizimit me energji ka arritur në 23 milionë euro. Konfidustria kërkon gjithashtu ndërhyrjen e kuvendit për përmirësimin e kontratave me CEZ. Sipas konfindustrisë proceset gjyqësore të bizneseve dhe qytetarëve ndaj furnizuesit CEZ për dëmshpërblime ndaj dëmeve të vazhdueshme janë tepër të vogla.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›