Policia e Shtetit merr të gjitha masat për garantimin e rendit

Zyrtarët e lartë të Policisë së Shtetit thonë se plani ka nisur ditën e premte dhe do të zbatohet për të gjitha drejtoritë e qarqeve. Garantimi i rendit dhe i sigurisë publike mbetet prioritet kryesor, dhe shërbimet e policisë do të jenë të përforcuara në ato sheshe, apo pika të kalimit kufitar, ku qarkullimi i njerëzve dhe mjeteve pritet të jetë më i madh.
Gjithashtu, shërbimet e policisë do të jenë të përforcuara dhe në akset rrugore kryesore, dhe toleranca ndaj shkelësve të kodit rrugor do të jetë zero. “Pa një mirëkuptim nga të gjithë përdoruesit e rrugës, nuk mund të sigurohet rendi. Çdo njëri prej nesh duhet të zbatojë në mënyrë rigoroze normat e Kodit Rrugor pasi çdo shkelje e tij vë në rrezik jetën e qytetarëve dhe vetë drejtuesve të mjeteve", deklaroi drejtori i Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit, Ilia Nasi.
Referuar planit të masave që do të zbatohet këtë fundvitit, në ndihmë të strukturave të rendit do të angazhohen dhe forcat operacionale dhe ato të ndërhyrjes së shpejtë. Në planin e masave të Policisë së Shtetit përfshihet dhe shtimi i sporteleve në pikat e kalimit kufitar, shtimi i patrullave të policisë rrugore, angazhimi i Patrullës së Përgjithshme në qarkullimin rrugor, të gjitha në varësi të situatës.
2010-12-25 16:55
[