Fier, makina përplas kalimtarin vdes 55 vjecari
FIER- Nje 55 vjecar ka gjetur vdekje dje në mbrëmje si pasojë e një aksidenti në aksin Lushnje- Fier. Automjeti tip Ford me targa TR 3489 M që drejtohej nga shtetasi Novruz Venga ka përplasur për vdekje kalimtarin 55 vjecarin. Policia thotë se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia me të cilën udhëtonte mjeti dhe mungesa e ndriçimit. Drejtuesi i mjetit është munduar t’i japë ndihmën e parë të aksidentuarit por fatkeqësisht 55 -vjecari nuk i shpëtoi dot vdekjes. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit i cili po udhëtonte drejt Tiranës.
(s.g/balkanWeb)
(s.g/balkanWeb)