Gripi, autoritetet më shumë vigjilencë ndaj rasteve

Ministri Petrit Vasili ka urdhëruar stafet mjekësore që të marrë masa për të identifikuar dhe ndjekur çdo rast të shfaqjes së gripit.
Vasili ka urdhëruar raportim me saktësi dhe çdo javë sipas formularit të sistemit alert, rastet e ngjashme me gripin dhe ose me grip. Për çdo shfaqje të vecantë, duhet të njoftohen në mënyrë të menjëhershme Instituti i Shëndetit Publik dhe drejtoria e shëndetit publik vend dhe rajon, bazuar në rekomandimet e OBSH-së. Ndërkohë, ISHP, sipas urdhrit, do të përshtasë dhe të intensifikojë survejancën e gripit sipas situatës më te fundit epidemiologjike në vend dhe rajon, bazuar në rekomandimet e OSBSH-së.
Të gjitha institucionet shëndetësorë janë urdhëruar të jenë në gatishmëri të plotë për të administruar çdo rast apo fluks rastesh të paraqitura me grip, si dhe të sigurojnë furnizimin me oksigjen kryesisht për repartet e shërbimit te urgjencës, të shërbimit të sëmundjeve infektive, të sëmundjeve pulmonare, terapisë intensive; furnizimin me pajisje me mjete mbrojtëse personale (maska, doreza dhe syze); furnizimin me lëndë dezinfektante; furnizimin me materiale informative dhe edukuese (postera, fletëpalosje, etj) për gripin. Ndërsa drejtoritë spitalore do të sigurojnë sasinë stok të preparatit antiviral oseltamiriv (Tamiflu). Urdhri përfshin gjithashtu dhe marrjen e masave për afishim në vende të dukshme të materialeve informative dhe edukuese për gripin. /Start/
2010-12-26 09:43
[