Konfindustria Falja fiskale e nevojshme per ekonomine shqiptare
Gjergj Buxhuku administrator i Konfindustrise ne nje konference per shtyp deklaroi se mbeshtet ne parim nisjen e procesit te kryerjes se faljes fiskale te shprehur se fundmi edhe nga kryeministri Sali Berisha por veren me shqetesim se Qeveria Shqiptare me vonesat e saj te paarsyetuara ka shkaktuar praktikisht humbjen e mundesive te medha te perfitimeve nga kryerja e procesit ne fjale si pasoje e veprimeve te ngjashme konkurruese nga vendet fqinje.
Ai tha se nje vonese e tille e qeverise po i shkakton ekonomise probleme. Kihet parasysh per sa me siper nisma e qeverise se Malit te Zi deri per shitjen e nenshtetesise per qytetaret e huaj gjate vitit 2010 qe investojne 500 mije euro faljen e perseritur e te njepasnjeshme fiskale te qeverise se Italise etj. Turqia gjithashtu nepermjet faljes fiskale te filluar ne fillim te vitit 2011 ka futur ne sistem mbi 25 miliarde euro u shpreh Buxhuku.
Konfindustria vlereson se falja fiskale duke pasur parasysh vecorite e ekonomise kombetare ne radhe te pare duhet ti drejtohet qytetareve shqiptare brenda dhe jashte vendit. Kthimi i tyre i pervitshem me rastin e pushimeve verore 2011 eshte koha me e mire e fillimit te faljes fiskale.
Do te ishte me ndikim te ndjeshem per mire ne ekonomine kombetare hyrja e flukseve financiare nga jashte ne kushtet kur kerkesa per likuiditet nga biznesi eshte tejet e madhe dhe pasojat e krizes boterore jane ende mjaft te prekshme - tha Gjergj Buxhuku teksa perfundoi se eshte krejtesisht e papranueshme qe ne nje hapesire kohore 20-vjecare te ndryshimeve kaq te thella ekonomike fiskale dhe institucionale Shqiperia mbetet i vetmi vend ne rajon qe nuk ka kryer asnje falje fiskale.
Redaksia Online