Partia Socialiste Evropiane Evropa eshte ne duar te gabuara

Europa eshte ne duart te gabuara kjo ishte motoja me te cilen ka mbyllur punimet samiti i Partive Socialiste Europiane qe u mbajt ne Athine. Ne kete takim ku ishte i pranishem edhe kryetari i Partise Socialiste te Shqiperise Edi Rama te majtet e evropes kane akuzuar te djathten si shkaktare te krizes ne kontinentin Evropian. Rama gjate pjesemarrjes ne kete samit ka zhvilluar nje takim dypalesh me Kryeministrin e Greqise dhe kryetarin e PASOK-ut George Papandreou. Gjithashtu mesohet se kreu i PS-se Rama ne perfundim te samitit ka pasur takim edhe me emigrante shqiptare qe jetojne ne Greqi.
Sa i takon samiti te partive socialiste eshte vene ne pah paaftesine e qeverive te djathta qe perbejne shumicen ne Bashkimin Evropian per te zgjidhur problemet qe po has e gjithe Evropa dhe vete BE-ja. Partite Socialiste Evropiane mund te beje nje pune me te mire se sa konservativet per te gjitha ceshtjet dhe problemet e qytetareve evropiane thuhet ne deklaraten e perbashket te lidereve te PES.
Ne pese pikat kryesore thuhet se 1- me PES mund te gjenerohet nje zhvillim i ri dhe i drejte 2- mund te krijojme vende te reja pune qe do te coje ne nje progres te vertet social 3- mund te bejme me shume efektive shpenzimet publike 4- mund te zgjedhimin debatin brenda eurozones dhe te mbeshtesim nje zhvillim ekonomike ne rruge te barabarte dhe 5- se bashku mund ta perdorim BE-ne per ate cfare ajo eshte.