PS: 8 marsi, ditë protestë

Partia socialiste fton ditën e marte ne 8 mars, gjithë gratë opozitare te protestojnë kundër qeverise se kryeministrit Berisha, te cilin e akuzojnë si përgjegjës kryesor për te paktën 30 jete te humbura. 30 viktima, është bilanci i përfshirjes së drejtpërdrejtë të këtij pushteti vrasës, si autor i krimeve, mbi shqiptarët. 30 jetë të humbura që kërkojnë drejtësi, ndëshkimin e përgjegjësve që këto krime të mos përsëriten më. Këto 30 jetë të humbura janë faji i Sali Berishës. Organizatoret thonë se protesta e se martës, do te nise ne orën 11.00 dhe tubueset do te përshkojnë bulevardin ?Dëshmorët e Kombit? për t?u ndalur para kryeministrisë. Por veç kësaj proteste ku kryefjale do te jene gratë, opozita ka lajmëruar organizimin e një proteste tjetër te madhe ne 15 mars, pikërisht 3 vjet pas tragjedisë se Gërdecit, ku humben jetën 26 persona dhe qindra te tjera u plagosen.
Shpërndaje