Peticion në mbrojtje të kombësisë

Nisma për regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare, po kryhet nën presionin e qeverisë së Athinës dhe ka vetëm një qëllim: helenizimin e jugut të Shqipërisë. Për të ngritur zërin dhe kundërshtuar edhe ligjërisht këtë proces, shoqata për kulturë demokratike ?Fan Noli? mbështetur nga 70 organizata të tjera, do të nisin javën e ardhshme mbledhjen e firmave për një peticion drejtuar institucioneve shqiptare dhe Brukselit zyrtar. Publicisti Nuri Dragoi, i angazhuar në aksionin qytetar kundër regjistrimit etnik e fetar, thotë se kjo nismë bie në kundërshtim me Kushtetutën. Ndërsa kreu i shoqatës ?Fan Noli? mendon se regjistrimi etnik cenon integritetin e vendit. Vizion PLUS zbardhi një dite me pare, mënyrën se si u votua ne 11 maj 2009 ligji ?për gjendjen civile?, qe u mundëson gjykatave te marrin vendime për ndryshimin e kombësisë. Projekt-ligji, ishte iniciative e ministrisë se Brendshme dhe ai u fut ne seancën parlamentare gati një jave pas vrasjes se deputetit Socialist Fatmir Xhindi dhe fare pranë zgjedhjeve te qershorit 2009, pra kur fokusi dhe vëmendja e politikes dhe publikut, ishte përqendruar tek te tjera zhvillime. Ne procesverbalin e zbardhur te seancës kuvendore, vihet re se opozita nuk ka marre pjese ne votim, ndërsa shumica ka miratuar e vetme me 72 vota pro, 1 abstenim dhe asnjë kundër, ligjin qe sot po kthehet ne bumerangun e çështjes shqiptare.
Shpërndaje