Jemen, 20 të vrarë nga bombardimet

Rreth 20 persona janë vrarë në Jemen, si pasojë e dhunës që shpërtheu pas thirrjes së Kombeve të Bashkuara që presidenti Ali Abdullah Saleh të jap dorëheqje.
Forcat qeveritare bombarduan lagjen e një prej kundërshtarëve politikë të Salehit, në mëngjes. Ky veprim shkaktoi fillimin e betejave rrugore që shpërthyen anembanë kryeqytetit Sanaa.
Mes personave të cilët kanë humbur jetën janë edhe kundërshtarë të Salehit dhe ushtarë të qeverisë, si dhe një punonjës i një stacioni televiziv privat u vra gjatë këtyre luftimeve.
Këshilli i Sigurimit të premten, aprovoi një rezolutë që dënon dhunën në Jemen dhe i bënë thirrje presidentit, Ali Abdullah Saleh, të jap dorëheqje.