E Diel, 1 Nëntor 2026

Samiti i eurozonës, priten propozime për zgjidhjen e krizës

Nis sot takimi i krerëve të shteteve dhe qeverive të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian, të cilët do të paraqesin një paketë zgjidhjesh për krizën në eurozonë. Më herët, ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schwuble, kishte theksuar pas takimit të G20-s në Paris se vendet e eurozonës do të paraqisnin një paketë të zgjeruar për zgjidhjen e krizës së borxheve deri në samitin e BE-së të dielën.

Shtypi madje raportoi për një "masterplan" gjermano-francez", por tani qeveria gjermane e ka ngadalësuar ritmin. Një ditë më parë u takuan minsitrat e financave, ndërsa e diela mbledh liderat eë shteteve , ndërsa përcaktimi i masave të përbashkëta duhet të përfundonte deri të mërkurën e ardhshme.

”Deri tani, kemi patur shumë masa afatshkurtra, zgjidhje të përkohshme, të cilat nuk kanë arritur të zgjidhin realisht krizën, por vetëm sa e kanë shtyrë momentin në të cilin kemi mbërritur. Borxhet e Eurozonës janë një rrezik real për të gjitha ekonomitë e kontinetit, përfshi atë të Britanisë”, u shpreh ministri britanik i fiancnave Osborne.

Dy shtetet me ekonomitë më të mëdha brenda Bashkimit Europian janë dakord për formimin e një fondi prej 440 miliardë eurosh, për t`i ardhur në ndihmë vendeve të rrezikuara, por nuk ka një marrëveshje për mekanizmat se si do të kontrollohen këto fonde. Gjithashtu, ndërsa Berlini propozon faljen e gjysmës së borxheve të Greqisë, Franca është kundër kësaj ideje, nga frika se bankat e saj do të pësonin një goditje serioze.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›