Konfindustria: JO, rritjes se cmimit te energjise! Eglantina Nasi
Rritja e cmimit te energjise elektrike ne kushtet e krizes financiare qe po perjeton bota dhe Evropa, eshte nje nisme qe do te pengonte ne teresi aktivitetin ekonomik ne Shqiperi, por edhe afrimin e investimeve te huaja drejt saj. Ky eshte argumenti qe jep "Konfindustria", nje institucion i njohur ky per biznesin shqiptar. Permes nje deklarate per shtyp, administratori i pergjithshem i saj, Gjergj Buxhuku, ka bere me dije se nje hap i tille nuk duhet te ndermerret kurrsesi nga instancat drejtuese te sektorit energjetik shqiptar. "Ne kushtet e krizes globale dhe gjendjes se veshtire te ekonomise evropiane dhe rajonale, eshte me pasoja te paparashikueshme, te renda per prodhimin vendor, ekonomine shqiptare, ne pergjithesi dhe afrimin e investimeve te huaja", citohet ne kete deklarate. Duke shtuar me tej, faktin se "Konfindustria, duke marre shkak nga kerkesa drejtuar nga operatoret ERE-Entit Rregullator te Energjise, eshte qartesisht kunder cdo rritjeje te cmimit te energjise elektrike per konsumatoret biznese/industri". Arsyeja qe ky institucion jep, eshte se si pasoje e rritjes se kostove, do te ulet me tej forca e konkurrueshmerise se industrive vendore perballe te prodhimeve dhe sherbimeve te ngjashmeve te importit. "Mbeshtetur ne vleresimet e Konfindustrise, cmimi i energjise elektrike, edhe ne kushtet e sotme, eshte te pakten 15% me i shtrenjte sesa mesatarja e vendeve te Evropes Juglindore, perfshi edhe vende te zhvilluara te Bashkimit Evropian", sqaron me tej Buxhuku. Pa harruar te permende gjithashtu, edhe faktin se "Konfindustria" vlereson gjithashtu, se Enti Rregullator i Energjise duhet te kerkoje nga furnizuesit, te rrisin cilesine e furnizimit me energji elektrike te konsumatoreve. "Mbeshtetur ne studimin e Konfindustrise, vetem per 10 mujorin e pare te vitit 2010, demet e shkaktuara si pasoje e cilesise se dobet te furnizimit, nderprerjeve dhe demtimeve te makinerive, lendeve te para, etj; i eshte shkaktuar industrive vendore nje dem financiar prej me shume se 23 milione euro", perfundon qendrimi i "Konfindustria"-s, lidhur me rritjen e pretenduar nga kompania CEZ Shperndarje, Operatori i Transmetimit dhe Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, per cmimin e energjise elektrike. Ne kete menyre, ajo i bashkohet qendrimit te qytetareve dhe eksperteve te ekonomise ne teresi, te cilet kane nisur te shfaqin publikisht reagimet e tyre, kunder nje rritjeje te re te mundshme te cmimit te energjise elektrike.