Vendimi Apeli nuk fal Bicin 10 jave pezullim
Mbrojtesi i skuadres se Skenderbeut Ditmar Bici do te qendroje per dhjete jave larg fushave te blerta. Ky ka qene vendim i Komisionit te Disiplines i cili eshte apeluar nga lojtari ne fjale ne Komisionin e Apelit. Por ky i fundit eshte mbledhur dje nuk ka bere asnje ndryshim ne vendimin e dhene nga disiplina duke e lene ate ne fuqi. Keshtu trajneri i korcarve Levi ne tre ndeshjet e mbetura te kesaj faze dhe ne nje pjese te mire te asaj te dyte duhet ti beje llogarite pa Bicin. Futbollisti eshte denuar gjate ndeshjes me Flamurtarin ku ka debatuar ashper me zyrtarin e skuadres vlonjate Perparim Lushaj dhe me pas e ka ofenduar ate.