Politika bashkohet ne nderimin e Sabri Godos Rozeta Rapushi
Kreret e institucioneve shteterore dhe partive politike shprehen dje, keqardhjen dhe ngushellimet per ndarjen nga jeta te Presidentit te Nderit ne Partine Republikane, Sabri Godo. Njezeri politika ngushelloi familjaret, per humbjen e te dashurit te tyre ne moshen 82-vjecare. Ne nje mesazh ngushellimi, kryeministri Sali Berisha e cilesoi Godon si nje nga personalitetet e shquara te mendimit politik dhe letrave te vendit, i cili dha nje ndihmese te cmuar ne zhvillimet politike te njezet viteve te fundit ne vend, ne fushen e ligjeve, dialogut dhe mirekuptimit. "Me mjeshterine e tij te madhe, talentin e rralle, ai ishte kolosi i romanit historik ne letrat shqipe, te cilat i pasuroi me vepra te pavdekshme. Me ndarjen nga jeta te Sabri Godos, politika shqiptare humbi nje nga me te urtit e saj, bota e mendimit intelektual shqiptar humbi njeren prej mendjeve me te ndritura te saj, letrat shqipe, korifeun e romanit historik te tyre", u shpreh kryeministri. Sipas tij, ndarja nga jeta e politikanit te urte dhe te mencur, themeluesit te Partise Republikane ne Shqiperi, shkrimtarit te shquar dhe mikut te tij, Sabri Godo, eshte nje humbje e madhe per familjaret, politiken dhe letrat e Shqiperise. Ndersa Kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, zhvilloi nje vizite ngushellimi dje ne mbremje ne familjen Godo. Ai e vleresoi si nje figure te shquar, politikanin Godo. "Sabri Godo do te mbahet mend si ikona e mencurise shqiptare", u shpreh Basha. Ne emer te socialisteve, ngushellime beri edhe kreu i PS-se, Edi Rama. "Sabri Godo ishte nje kundershtar politik i Partise Socialiste, por ka qene dhe do te mbetet per ne nje figure e respektuar e ketyre dy dekadave tranzicion, si njeri nder autoret e Kushtetutes se Shqiperise dhe si nje aktor me rendesi i jetes politike shqiptare, i cili ne momentet e veshtira te vendit u mundua ngahere te ndihmoje per te gjetur rrugen e arsyes", vleresoi Rama. Po ashtu, sipas tij, Sabri Godo do te cmohet gjithnje per konsekuencen e tij ne mbrojtjen e interesave dhe vlerave kombetare. Ngushellime u bene edhe nga Presidenti Bamir Topi, i cili e cilesoi nje lajm te dhimbshem per familjen dhe shoqerine shqiptare ndarjen nga jeta te Sabri Godos. Presidenti Topi duke vleresuar kontributin politik te Godos, ka ngushelluar edhe Partine Republikane. Per kete te fundit, republikanet, Shqiperia humbi politikanin e urte dhe vizionar dhe shkrimtarin e shquar. Ngushellime familjes iu bene edhe nga kreu i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, i cili theksoi se politikes do t'i mungoje fjala e urte e Godos. "Ai ishte nje shembull i qetesise dhe maturise", tha Meta, duke vleresuar rolin e Sabri Godos ne Kushtetuten e vendit. Po keshtu, edhe Aleanca Kuq e Zi shprehu ngushellimet per familjaret, duke vene theksin te roli i madh i politikanit dhe njekohesisht, penen e arte te shkrimtarit Sabri Godo. "Aleanca Kuq e Zi vlereson punen e politikanit Sabri Godo ne denoncimin e plageve ogurzeza te Vorio Epirit", shprehet Aleanca Kuq e Zi. Edhe Partia Drejtesi, Integrim dhe Unitet shprehu ngushellime per ndarjen nga jeta te politikanit Sabri Godo. "PDIU gjen rastin te ngushelloje familjaret e Sabri Godos, duke siguruar se emri i tij do te mbetet me shkronja te arta ne historine tone moderne", perfundon mesazhi i ngushellimit.
Sot, zi kombetare ne nder te Sabri Godos
Keshilli i Ministrave vendosi te shpalle sot, zi kombetare per te nderuar kujtimin e te ndjerit Sabri Godo. "Shpallet zi kombetare, nga ora 12.30 deri ne 14.30, diten e diel, date 4.12.2011, ne nderim te te ndjerit, Sabri Godo, shkrimtar dhe politikan i shquar. Ne te gjitha institucionet, shteterore dhe publike, te ulet flamuri kombetar ne gjysme shtize dhe ne oren 14.30, te mbahet nje minute heshtje. Radio-Televizioni Publik Shqiptar, gjate zhvillimit te ceremonialit funeber zyrtar, te transmetoje muzike funebre. Shpenzimet e varrimit dhe te ceremonialit, te perballohen nga buxheti i vitit 2011, miratuar per Ministrine e Puneve te Jashtme", thuhet ne vendimin e djeshem te ekzekutivit, i cili hyn ne fuqi menjehere.