Berisha Brenda vitit fillon autostrada Tirane-Elbasan
Brenda ketij viti do te filloje ndertimi i autostrades Tirane-Elbasan. Kryeministri Sali Berisha e beri dje kete deklarate nga qyteti i Kucoves ku ndodhej per inaugurimin e shkolles se mesme Myrteza Kepi ne Kucove investim me vlere 40 milione leke. Se shpejti do te perfundoje rruga Kozare - Fier Shegan do te ndertojme rrugen Kozare - Kucove nje segment kryesor i Boshtit te Jugut dhe brenda vitit 2011 do te filloje segmenti perfundimtar i Boshtit te Jugut segmenti Berat - Tepelene. Sikunder brenda ketij viti do te filloje ndertimi i segmentit te ri Tirane - Elbasan tha Berisha ne fjalen e tij. Ndertimi i Tirane-Elbasan eshte parashikuar me fonde te vecanta edhe ne buxhetin e vitit tjeter dhe nje pjese e financimit do te behet nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Nderkohe qe gjate vizites se tij ne Kucove kreu i qeverise premtoi edhe me shume investime qe do te cojne ne urbanizimin e plote te komunave fshatrave dhe bashkive te qarkut te Beratit. Berisha nxiti fermeret e kesaj zone te vijojne me mbjelljen e ullirit duke premtuar mbeshtetje per ta nga buxheti i shtetit. Sipas tij 6 mije fermere te Beratit kane perfituar nga grantet e qeverise. Turizmi dhe liberalizimi i vizave kane qene dy pika te tjera ku u ndal kreu i qeverise gjate fjales se tij. Ai iu referua vleresimit te Lonley Planet per Shqiperine duke cilesuar se per vitin e ardhshem vendi yne do te perbeje destinacionin me atraktiv te turizmit nderkohe qe liberalizimin e vizave e quajti nje moment historik i cili do tu sherbeje shqiptareve. d.xh