Italia 50 milione euro Shqiperise dy vitet e ardhshme
Italia do ti akordoje Shqiperise rreth 50 milione euro dy vitet e ardhshme te cilat do te orientohen ne mbeshtetje te energjetikes financimit te ndermarrjeve te vogla dhe te mesme si dhe nje sere sektoresh te tjere. Zv.kryeministri dhe ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes Ilir Meta e mori kete mbeshtetje gjate nje takimi me ambasadorin e Italise Saba DElia me drejtorin e Zyres se Kooperacionit Italian ne Tirane Aldo Sicignano si dhe me perfaqesues te larte te kesaj zyre prane Ministrise se Puneve te Jashtme te Italise. Gjate takimit te dyja palet nenvizuan marredheniet e shkelqyera mes dy vendeve si dhe vleresuan bashkepunimin e deritanishem. Ne kete kuader ministri Meta iu referua nje sere projekteve te mbeshtetura financiarisht nga qeveria italiane permes Kooperacionit Italian ne sektorin e energjise dhe ne mbeshtetje te sektorit privat permes kredive te buta. Ne kuader te bashkepunimit me Zyren e Kooperacionit Italian palet konstatuan se ne sektorin energjetik jane 4 projekte te rendesishme ne proces implementimi. Gjithashtu programi i kredise prej 25 milione eurosh per mbeshtetjen e SME-ve ka rezultuar nje instrument i suksesshem financimi per kete sektor. Kreu i Ministrise se Ekonomise ka vleresuar si mjaft te rendesishem partneritetin strategjik me Italine duke e konsideruar kete si nje nxitje per zgjerimin e investimeve italiane ne Shqiperi dhe nga ana tjeter nuk ka lene pa permendur edhe potencialet e medha qe vendi yne ofron per investitoret e huaj. Investimet italiane ne nje dokumentar
TIRANE - Investimet italiane ne Shqiperi dhe bashkepunimet me firmat shqiptare ne fushat e ekonimise dhe tregtise ishin objekt i dokumentarit te promovuar dje ne Tirane Pertej Adriatikut. Ky dokumentar u realizua nga Instituti Italian per Tregtine e Jashtme me producent gazetarin Tom Thercaj. Kjo nisme ka lindur ne kuader te stines se eventeve Dy Popuj Nje Det Nje Miqesi dhe synon te ofroje nje panorame te pergjithshme te klimes se investimeve dhe pranise se investitoreve italiane ne te gjitha fushat e ekonomise tha ne fjalen e rastit ambasadori italian Saba DElia. Ne vendin tone jane operojne aktualisht 400 firma italiane ose me bashkepunim te perbashket shqiptar ne fusha te ndryshme.