E Diel, 1 Nëntor 2026

"Gerdeci", 13 zyrtare te Mbrojtjes nen akuze

Redinalda Caushaj

Tirane- Prokuroria e Pergjithshme, ka marre te pandehur edhe 13 zyrtare te tjere te Ministrise se Mbrojtjes. Dje grupi hetimor i ka komunikuar akuzat e "shperdorimit te detyres" zyrtareve, te akuzuar per tragjedine e Gerdecit. Te pandehur mesohet te jene marre: Rezart Teshana, Besnik Dauti dhe Agim Babameto, anetare te komisionit per cmimet e fishekeve. Gjithashtu prokuroria, iu komunikoi dje akuzen edhe anetareve te Komisionit te cmimit te municioneve te renda, Gezim Oshati, Denis Hajdari, Jorgo Mino dhe Fatbardh Kuci. Listes se gjate te personave te pandehur i jane shtuar dje edhe Zenun Sero, Hysni Cocka, Filmi Laca, Fari Toska, me detyre anetare te Komisionit te kategorizimit te municioneve. Akuza i eshte komunikuar edhe drejtorit te kombinatit ne Polican, Lavdi Shatro, si dhe drejtorit te uzines mekanike Gramsh, Fiqeret Mato. Te dy keta persona akuzohen nga Prokuroria e Pergjithshme, per vepren penale te "falsifikimit te dokumenteve". Numri i personave te marre si te pandehur per tragjedine e Gerdecit, ka shkuar ne 27 persona. Tre prej te pandehurve jane arrestuar 3 dite pas tragjedise se 15 marsit te vitit te kaluar. Mbi ta prokuroria ka ngritur akuzat e "vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese te me shume se dy personave", "rrezikshmerise se jetes se me shume se dy personave dhe rrezikshmerise se jetes se shume personave te tjere", vepra penale keto te kryera ne bashkepunim. Nderkohe qe prokuroria ka ngritur akuzen e "shperdorimit te detyres" per ish-drejtorin e MEICO-s, Ylli Pinari.

Nje jave me pare Prokuroria e Pergjithshme i komunikoi akuzen e "shperdorimit te detyres" ish-ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu, si dhe ish-drejtuesve te larte te Shtabit te Pergjithshem ne Ministrine e Mbrojtjes. Ngjarja per te cilen akuzohen nga prokuroria, 27 personat ndodhi rreth nje vit me pare, ku si pasoje e nje shperthimi te fuqishem ne fabriken e demontimit te armeve ne Gerdec, humben jeten 26 persona dhe u plagosen me shume se 300 te tjereve. Fuqia e shperthimit ishte aq e madhe, sa u shkaterruan me mijera biznese edhe shtepi ne fshatrat perreth.

Personat nen akuze

Rezart Tershana, anetar i Komisionit te cmimeve per fisheket

Besnik Dauti, anetar i Komisionit te cmimeve per fisheket

Agim Babameto, anetar i Komisionit te cmimeve per fisheket

Gezim Oshafi, anetar i Komisionit te cmimeve te municioneve te renda

Denis Hajdari, anetar i Komisionit te cmimeve te municioneve te renda

Jorgo Mino, anetar i Komisionit te cmimeve te municioneve te renda

Fatbardh Kuci, anetar i Komisionit te cmimeve te municioneve te renda

Zenun Fero, anetar i Komisionit te Kategorizimit te municioneve

Hysni Cocka, anetar i Komisionit te Kategorizimit te municioneve

Hilmi Lacaj, anetar i Komisionit te Kategorizimit te municioneve

Fari Toska, anetar i Komisionit te Kategorizimit te municioneve

Fiqiret Mato, drejtor i uzines mekanike Gramsh

Lavdi Shatro, drejtor i Kombinatit Mekanik Polican

Luan Hoxha, shef i Shtabit te Pergjithshem

Agim Lala, Zv/shef i Shtabit

Fatmir Mediu, ish-ministri i Mbrojtjes

Ardian Mullai, sekretar i pergjithshem

Shkelzen Madani, ish-drejtori Ekonomik i Burimeve dhe Menaxhimit

Shpetim Spahiu, Komandant i Forcave te Bashkuara

Zija Baja, Komandat i Forcave mbeshtetese

Dashnor Caushi, drejtor i Logjistikes se Shtabit

Adriatik Mema, sekretar i Pergjithshem

Armand Tartari, drejtor i Drejtorise se Menaxhimit te Buxhetit

Ndue Marku, drejtor i Drejtorise Juridike

Mihal Delijorgji, ish-administrator i kompanise "Albademil"

Dritan Minxholli, ish-drejtori teknik i punimeve

Ylli Pinari, ish-drejtor i Meico-s


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›